Flash

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Lapsi.al 20 July 2019
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Policia e Kosovës ka vënë në pranga shtetasin me iniciale G.S. me kombësi serbe, për arsye se dyshohet se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile të etnisë shqiptare.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se, sot, gjatë ditës është arrestuar i pandehuri G.S., i nacionalitetit serb, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje me të pandehurit e tjerë ka kryer veprën penale “Krime Lufte kundër popullsisë civile”, nё kundërshtim me nenin 142 lidhur me nenin 22 tё Kodit Penal tё Republikës Socialiste Federale tё Jugosllavisë (KPRSFJ) lidhur me Nenin 3  tё Konventës sё katёrt tё Gjenevës, po ashtu e penalizuar me nenin 146, lidhur me nenin 31 tё Kodit Penal tё Republikës se Kosovës.” shkruhet në njoftimin e Prokurisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të policisë, më datën 15 dhe 16 prill, 1999, i ndaluari ka kryer krime lufte kundër popullsisë civile në Komunën e Lipjanit dhe përrreth saj. Shtetasi G.S. akuzohet se ka përdorur forcën ushtarake kundër civilëve, dhunën dhe plaçkitjen.

“Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar se gjatë periudhës kohore, 15 dhe 16 prill 1999, i pandehuri G.S., nё bashkëkryerje me tё pandehurit tjerë pjesëtarë të njësive rezervë të njësive ushtarake dhe policor të Serbisë, gjatë një ofensive të drejtuar kundër popullsisë civile në Komunën e Lipjanit dhe lokaliteteve për rreth, me përdorimin e forcës ushtarake, dhunës, plaçkitjes dhe frikësimit, fillimisht kanë dëbuar popullsinë civile shqiptare nga shtëpitë e tyre, e pastaj nga familjet të cilat ishin duke u përpjekur që të largohen nga sulmet dhe dhuna, të pandehurit i kanë ndarë dhjetëra persona, të cilët pastaj i kanë vrarë.” Shkruhet më tej në njoftim.

Prokuroria Speciale ka kërkuar që Gjykata Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, të caktojë masës e paraburgimit kundër të pandehurit, bazuar në dyshimin për ezaurimin e veprës penale të lartpërmendur.

Të këshilluara

Çfarë e pret Ramush Haradinajn?

Marrja në pyetje e personaliteteve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prokurorinë Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, vazhdon nga janari i këtij viti. N...

17:59

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI