Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas vendimit të dytë Gjykatës së Durrësit, për vërtetimin e mandatit të kandidates së Partisë Socialiste për postin e kryebashkiakes, Valbona Sakos.
Në një postim të publikuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Basha e konsideron vendimin të marrë nga “drejtësi private që ka vendosur Edi Rama në Shqipëri”, duke theksuar se ky shpartallim i sistemit të drejtësisë do të prodhojë për një kohë të gjatë pasoja të rënda për vendin.
“E gjithë drejtësia është nën kontrollin e plotë të Ramës. Vendimi i Gjykatës së Durrësit është vendimi i drejtësisë private që ka vendosur Edi Rama në Shqipëri.
Ky shpartallim i sistemit të drejtësisë do të prodhojë për një kohë të gjatë pasoja të rënda për vendin dhe qytetarët.
Nëse nuk e ndalim sa më parë Edi Ramën, Shqipëria do kthehet në një shtet tërësisht të falimentuar afrikan.”- shkruan kryedemokrati në “Facebook”.