Flash

Specialja rrëzon qeverinë e Kosovës, dorëhiqet Ramush Haradinaj (VIDEO)

Lapsi.al 19 July 2019
Specialja rrëzon qeverinë e Kosovës, dorëhiqet Ramush

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kreut të qeverisë.

Shkak është bërë thirrja për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale që po heton përfshirjen e drejtuesve të UÇK-së në krime të mundshme gjatë luftës.

Haradinaj tha pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës se dorëheqja është e parevokueshme, pasi dëshiron të shkojë si qytetar i lirë përpara Gjykatës Speciale.

“Arsyeja është se jam ftuar që të intervistohem nga Gjykata Speciale. Kam vlerësuar se nuk mundem të paraqitem si kryetar i qeverisë por si një qytetar për të ruajtur nderin e kryetarit të qeverisë dhe ndaj kam marrë këtë vendim”, tha midis të tjerash Haradinaj përpara gazetarëve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI