Flash

Prokurorët hedhin poshtë akuzat për ngacmim seksual për Kevin Spacey

Lapsi.al 19 July 2019
Prokurorët hedhin poshtë akuzat për ngacmim seksual për

Prokurorët në Masacusets kanë hequr dorë nga akuza në adresë të aktorit Kevin Spacey, një javë pasi personi që e akuzonte atë për agresion nuk pranoi të dëshmonte në Gjykatë.

Prokurorët thanë se vendimi ishte marrë për shkak të mungesës së dëshmisë së paditësit. Spacey, 59-vjecar, përballej me akuzën e molestimit në lidhje me një incident të korrikut 2016, kur ai ishte akuzuar se kishte ngacmuar një të ri në një bar.

Ish ylli i “House of Cards”, nuk ka pranuar asnjëherë fajësinë dhe përballej me një dënim prej pesë vitesh burg nëse do të shpallej fajtor.

Një nga aktorët më të famshëm dhe të vlerësuar në Hollivud, karriera e Spaceyt pësoi kolaps në nëntor 2017, pas disa akuzash për agresion seksual dhe ngacmim. Aktori Anthony Rapp, e kishte akuzuar Spaceyn se e kish ngacmuar seksualisht atë në 1986 kur ishte vetëm 14 vjeç.

Në një deklaratë, Spacey kish thënë se ai nuk e mbante mend incidentin, por sidoqoftë kërkoi ndjesë. Në të njëjtën deklaratë ai zbuloi edhe prirjen e tij homoseksuale.

Netflix e shkarkoi Spacey-n në nëntor 2017 kur disa pjesëtarë dhe ish-pjesëtarë të stafit të produksionit “House of Cards”, hodhën akuza të tjera për ngacmime seksuale.

Të këshilluara

Maluma dhe Jlo, partnerë në një film

Pasi bashkëpunoi me Madonna për këngën “Medellin”, Maluma po përgatitet për të pasur në krah një tjetër yll të muzikës, Jennifer Lopez, por jo në skenën muzikor...

16:30

Katy dhe Orlando anulojnë planin e dasmës

Katy Perry dhe Orlando Bloom u fejuan në një helikopter ditën e të dashuruarve, por me sa duket momentalisht nuk kanë ndërmënd të martohen. Së fumdmi Katy në...

14:35

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI