Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Presidentja e re e Komisionit Evropian: T'i hapim negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 19 July 2019
Presidentja e re e Komisionit Evropian: T'i hapim negociatat për

Presidentja e porsazgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur mbështetjen e një perspektivë të shpejtë të pranimit të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në BE.

Ne duhet të hapim negociatat e pranimit me vendet sapo Këshilli Evropian të arrijë në përfundimin se kriteret janë përmbushur. Ne duhet të shtrëngojmë dorën tonë ndaj këtyre shteteve, ne ndajmë të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, ne jemi fqinjë dhe nëse e mbyllim derën për këtë rajon, dëmtojmë veten.”- ka theksuar Von der Leyen në një intervistë për të përditshmen gjermane “Spiegel”.

“Spiegel” shkruan se BE u ka ofruar disa vende të Ballkanit Perëndimor perspektivat e pranimit në vitin 2025, por ka shtyrë kohët e fundit çeljen e negociatave të anëtarësimit për dy vendet kandidate.

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI