Flash

Nxorri sekretin hetimor, pezullohet nga detyra shefi i komisariatit të Cërrikut

Lapsi.al 19 July 2019
Nxorri sekretin hetimor, pezullohet nga detyra shefi i komisariatit të

Drejtuesi i komisariatit të policisë së Cërrikut, shefi i Krimeve atje dhe dy punonjës policie janë shkarkuar, pas vendimit të Gjykatës së Elbasanit për “Pezullim të ushtrimit të detyrës”.

Policët akuzohen për shpërdorim detyre dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

News24 publikoi foto të operacionit në Papër të Elbasanit ku RENEA zbuloi një arsenal me armë të sofistikuara, që dyshohet se janë përdorur edhe në krimet e kaluara.

Pikërisht nxjerrja e informacionit dhe pamjeve për këtë superoperacioni iu ka kushtuar vendin e punës 4 policëve.

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme:

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Elbasan, në vijim të procedimit penal të filluar për ekspozimin e arsenalit të armëve në qytetin e Elbasanit, ka bërë sot ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për “Pezullim të ushtrimit të detyrës” për 4 punonjës policie ne nivel drejtues.

SHÇBA Elbasan ekzekutoi vendimin e Gjykatës se Elbasanit vendosi masat e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të detyrës, në mungesë”, si persona të dyshuar për veprat penale të parashikuar nga nenet 248 dhe 259/a/3 të Kodit Penal për ta.

Vendimet janë:

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Kryekomisar B.S., 50 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Komisar A.XH., 45 vjeç, me detyrë Shef i Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Nënkomisar E.GJ., 41 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Nënkomisar E.H., 40 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Të këshilluara

Letra e dorëheqjes së Ramush Haradinajt

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Kosovës. Në fund të mbledhjes së Qeverisë ai ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevoku...

16:59

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI