Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Ngjarja në Arapaj të Durrësit, reagon Prokuroria: Nuk pati tentativë për përdhunim

Lapsi.al 19 July 2019
Ngjarja në Arapaj të Durrësit, reagon Prokuroria: Nuk pati

Prokuroria e Durrësit ka reaguar lidhur me ngjarjen e raportuar pak orë më parë, për rastin e përdhunimit të një vajze 8-vjeçare nga një grup prej 5 djemsh në ambientet e shkollës “Myslim Deda”, rreth 3 javë më parë.

Sipas Prokurorisë, marrëdhënia seksuale përmes forcës me të miturën ka mbetur në tentativë dhe rasti është mbajtur i fshehtë sipas “Kodit për Trajtimin e të Miturve”.

Në njoftimin e Prokurorisë theksohet se njoftimet e përhapura në media lidhur me këtë çështje nuk janë të sakta dhe kërkohet mirëkuptimi për mospublikimin e rastit, për arsye të parashikimeve të kodit të sipërpërmendur.

Njoftimi i policisë:

Sipas informacionit që u administrua nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, lidhur me rastin që është përhapur në media që ka të bëj me një ngjarje të ndodhur ne Arapaj Durrës, ju informojmë se:

Është regjistruar çështja penale Nr.1288 që bën fjalë për veprën penale të parashikuar nga nenet 108/a dhe 110/2 të Kodit Penal.

Nuk janë të sakta njoftimet e përhapura në media lidhur me këtë çështje, sipas akteve të administruara nuk ka ndodhur dhe nuk është tentuar të kryhet vepra penale e “Marredhenieve seksuale me të mitur”.

Rasti ka të bëjë me persona të mitur të përfshirë në këtë ngjarje dhe për këto arsye bazuar në parashikimet e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur ju bëjmë me dije se është i ndaluar çdo lloj publikimi lidhur me rastin.

Do të kërkojmë mirëkuptimin tuaj për mospublikimin e rastit si arsye e parashikimeve të ketij Kodi.

Duke ju falenderuar për vëmendjen!

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI