Flash

Katy Perry tregon si u pajtua me Taylor Swift

Lapsi.al 19 July 2019
Katy Perry tregon si u pajtua me Taylor Swift

 Katy Perry dhe Taylor Swift kanë bërë së fundmi paqe pas shumë vitesh zënka të vazhdueshme me njëra-tjetrën.

Në një intervistë me KIIS 1065’S The Kyle and Jackie O Show, Katy ka treguar të gjithë historinë e pajtimit të tyre: “Thjesht mendova, ajo do nisë së shpejti diçka të re e të madhe dhe ka nevojë për suport. Kuptova sa shumë kemi të përbashkët. Dhe ndoshta ka vetëm 4 njerëz të tjerë në botë që mund të bëjnë të njëjtat lloje bisedash e të na kuptojnë, dhe duhet të gëzojmë të përbashkëtat dhe shoqërinë tonë dhe të jemi aty për njëra-tjetrën.” Gjithçka ka nisur me një degë ulliri dhe një shënim ku Taylor i kërkonte falje, përpara se të niste turneun e saj. “Thjesht shkova dhe i thashë: “Hey, ka kaluar një kohë e gjatë dhe mendoj se jemi rritur pak. Dhe thjesht doja të thoja që të kërkoj ndjesë, dhe që do jem realisht këtu për ty, dhe që të dua dhe shpresoj të jemi shoqe në të ardhmen.” Ajo më ftoi në shtëpinë e saj dhe më përgatiti disa biskota. Mendoj se dhe ajo dhe unë, kemi influencuar të rinj, dhe sidomos vajzat e reja që janë në këtë situatë brenda dhe jashtë shkollës e po kalojnë të njëjtën gjë.Sot unë kam besim te ajo, dhe ajo te mua. Dhe shihemi në korridoret e industrisë së muzikës dhe nuk e shmangim më njëra-tjetrën. Dhe mendoj se është e mrekullueshme që kemi këtë mundësi për të ndryshuar, dhe thjesht shpresoj që njerëzit e tjerë të mund të mësojnë nga kjo gjithashtu.” – përfundoi Katy Perry.

Të këshilluara

A është ndarë Keisi dhe Stresi ?

Tre ditë më parë, në media qarkulloi lajmi se vetëm një muaj pas daljes nga burgu, martesa e Stresit dhe Keisit ishte në krizë.. Ata i hoqën të gjitha fotot me ...

11:33

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI