Një ditë më parë Gjykata e argumentoi vendimin duke u shprehur se Partia Bindja Demokratike ishte regjistruar jashtë afatit zyrtar, duke i shpallur garën të pavlefshme.
Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Durrësit, Valbona Sako, është vërtetuar si kryebashkiakja e re e qytetit bregdetar.
PS kërkoi në vend të apelimit të vendimit të Gjykatës së Durrësit për mosmandatimin e Sakos në postin e kryebashkiakes, rishqyrtimin e çështjes në një proces tjetër me një gjykatës të ri.
Seanca gjyqësore është zhvilluar nën drejtimin e gjykatësit Shpëtim Reka që çertifikoi mandatin e Sakos, e cila është shprehur se mandati i saj është i ligjshëm duke kërkuar kështu Gjykatës dhënien e vlefshmërisë.
Vendimi i sotëm pason atë të gjyqtares Mimoza Margjeka dy ditë më parë. Gjykatësja nuk i dha mandatin kandadites socialiste, pasi vlerësoi se zgjedhjet e 30 qershorit ishin të paligjshme, dhe se në to kishte marrë pjesë partia Bindja Demokratike e regjistruar në shkelje të ligjit.