Pasditen e së premtes një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Murrash të Librazhdit. Raportohet se një makinë Range Rover" është përplasur përballë me një trailer. Për pasojë kanë mbetur të lënduar një çift bashkëshortësh të cilët udhëtonin me një fuoristradë.
Çifti i bashkëshortëve është shoqëruar në spitalin rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Të aksidentuarit janë Nikita dhe Leta Manoku të dy nga 60-vjeç nga Tirana. Nikita Manoku është mjek i njohur gjinekolog në Tiranë.





