Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

DENONCIMI/ "Motra e Felaj do emërohet Prokurore në Vlorë.", Berisha: Rroftë ndrikull Ermonela

Lapsi.al 19 July 2019
DENONCIMI/ "Motra e Felaj do emërohet Prokurore në

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar sot një rast emërimi të pritshëm në Prokurorinë e Vlorës.

Në një postim të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Berisha ka ndarë me ndjekësit një mesazh të dërguar nga “qytetari digjital”, sipas të cilit motra e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, Eranda Felaj, do të vendoset si prokurore nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) në organin e akuzës të Vlorës.

Denoncuesi shkruan se skandali shtohet edhe më tepër, pasi “kjo prokuroria e ka patur bashkeshortin te denuar ne Itali per droge”.

 

 

“Klani mafioz kriminal Felaj ne ngjitje te pandalshme!

Miq, pas emërimit prokuror te burrit te ndrikull Ermonela, te cilin për pazarin e një dosje qe hetonte e shoqja e morën peng për dite te tera ortaket e tij ne krim, qytetari dixhital thotë se motra e ndrikull Ermoneles, bashkëshorti i te cilës ka bere burg ne Itali per trafik droge po emërohet nga kunat KLP prokuror ne Vlore! Rrofte ndrikull Ermonela dhe kunat KLP!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Mirembrema doktor, ju uroj shendet. Jam nje prok ne prokurorine e Vlores. KLP po ben gati te vendose ne Prokurorine e Vlores motren e deputetes Ermonela Felaj, e cila quhet Eranda Felaj. Përveç se është motra e deputetes, ka dhe nje problem tjeter, sepse kjo prokuroria e ka patur bashkeshortin te denuar ne Itali per droge”, shkruan Berisha.

 

 

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI