Flash

Deklarata raciste e Trump, Angela Merkel: E papajtueshme me vlerat e Amerikës

Lapsi.al 19 July 2019
Deklarata raciste e Trump, Angela Merkel: E papajtueshme me vlerat e

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i dënoi sulmet verbale të presidentit amerikan, Donald Trump, kundër katër kongresisteve me ngjyrë, duke thënë se ato “janë në kundërshtim me atë që e bën Amerikën madhështore”.

“Unë distancohem fuqishëm nga sulmet dhe shpreh solidaritet me gratë”, tha Merkel në një konferencë për gazetarët në Berlin.

“Sipas mendimit tim, forca e Amerikës qëndron në atë se njerëzit me origjina të ndryshme kontribuojnë në madhështinë e vendit”, shtoi Merkel.

Të dielën, Trump u tha katër kongresisteve amerikane – që të gjitha qytetare të SHBA-së – “të kthehen” në vendet e tyre të origjinës.

Edhe pse komentet e tij janë cilësuar si raciste dhe janë dënuar nga Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA, Trump i ka përsëritur deklaratat e tij.

“Nëse nuk jeni të lumtura këtu, ju mund të largoheni”, ka thënë Trump të martën.

Deklaratat e tilla kundër kongresisteve: Alexandria Ocasio-Cortez, Ilhan Omar, Ayanna Pressley dhe Rashida Tlaib kanë nxitur edhe reagim ndërkombëtar.

Kryeministrja në largim e Britanisë së Madhe, Theresa May, i ka cilësuar ato si “krejtësisht të papranueshme”.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka thënë se ajo “absolutisht nuk pajtohet” me Trumpin.

Trump ka shkruar në Twitter se “nuk ka kockë raciste” në trupin e tij./REL

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI