Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Zbrasja e godinës/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar: Do mbrohet, edhe me gjak... (FOTO)

Lapsi.al 18 July 2019
Zbrasja e godinës/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar: Do

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka akuzuar Ministrinë e Kulturës për urdhërimin e zbrazjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Në një qendrim të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në “Facebook”, Aleanca ka publikuar disa foto, ku duken një grup punëtorësh që po nxjerrin materialet e fundit të mbetura në brendësi të godinës.

Ky aksion i papritur ka zënë në befasi aktorët, regjisorët dhe aktivistët e shumtë, që kanë mëse një vit që protestojnë çdo ditë kundër shembjes së Teatrit.

Sot në mëngjes, Ministria e Kulturës ka urdhëruar zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Duket se dyshja Rama-Veliaj po hedhin hapat e parë konkret për shembjen e kompleksit teatror dhe grabitjes së truallit publik.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka deklaruar prej kohës qëndrimin e saj të prerë në lidhje më këto hapa: TEATRI NUK DO TË SHEMBET!!! Pushtetit politik mund ti trimërojë hajdutët, por nuk ka për ti shpëtuar përgjithmonë. Teatri do mbrohet, edhe me gjak po të jetë nevoja, dhe kushdo që do guxojë të ngrejë dorën ndaj tij do të gjykohet e do të paguajë shumë shpjet pasojat e vendimeve të marra sot.

Hiqni dorë nga kjo marrëzi para se te jetë vonë për Ju! #MoxGuxo”, thekson Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

 

https://www.facebook.com/mbroteatrin/posts/472047360021295

 

Të këshilluara

Plane për plazh? Moti ka sërish surpriza

Moti vazhdon të vijë me surpriza. Ditët me shi dhe temperatura të ulëta do të vazhdojnë të jenë të pranishme në Shqipëri. Edhe gjatë ditës së enjte, në zona ...

23:20

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI