Flash

Shay Michelle rrëgen historinë e trishtë të abortit

Lapsi.al 18 July 2019
Shay Michelle rrëgen historinë e trishtë të abortit

Aktorja e serialit të njohur “Pretty Little Liars”, Shay Mitchell, tashmë është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë. Në një rrëfim të sinqertë, Shay ka treguar se kishte vendosur ta mbante të fshehtë për shumë kohë lajmin e shtatzënisë për shkak të eksperiencës së saj të hidhur me abortin.

Para kësaj shtatzënie, një vit më parë, Shay ishte në javën e 14-të të pritjes së ëmbël, megjithatë për fat të keq asaj i ndodhi një abort spontan. Aktorja rrëfen se kjo eksperiencë e vrau aq shumë, saqë edhe sot e ka të njëjtë ndjesinë e hidhur që i ka lënë. Shay rrëfen se ka ruajur çdo foto dhe çdo eko të bebushit të humbur, pasi nuk do të mundet kurrë të harrojë atë që ka ndodhur.

“Zgjodha ta mbaja të fshehtë për shkak të herës së parë. Nuk shkoi ashtu siç kisha shpresuar dhe ishte jashtëzakonisht e vështirë. Herën e parë kur isha shtatzënë vitin e kaluar, Matte dhe unë nuk e kishim planifikuar, ndodhi dhe ne ishim vërtet të ngazëllyer për këtë. Isha 14 javëshe shtatzënë, në atë pikë, nuk e kisha idenë e probabilitetit për një abort spontan. Kur ndodhi, isha krejtësisht e verbuar. Ende i kam ato foto në telefonin tim, ende i kam të gjitha ekot nga vizitat e mjekut dhe është e çuditshme, sepse nuk i kam parë, natyrisht, por nuk e kam harruar atë që ndodhi. Sigurisht, jam super e lumtur, por ende ndjej për atë që kam humbur… Është vërtet e vështirë, sepse ndiheni të thyera si grua dhe kjo nuk është një ndjenjë e mirë.”- ka rrëfyer aktorja në një video të publikuar në Youtube.

Të këshilluara

A është ndarë Keisi dhe Stresi ?

Tre ditë më parë, në media qarkulloi lajmi se vetëm një muaj pas daljes nga burgu, martesa e Stresit dhe Keisit ishte në krizë.. Ata i hoqën të gjitha fotot me ...

11:33

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI