Flash

Reagon Ceca pas ndalimit të transmetimit të këngëve në RTSh

Lapsi.al 18 July 2019
Reagon Ceca pas ndalimit të transmetimit të këngëve në

Transmetimi i këngëve të këngëtares serbe Ceca në RTSh, ka shkaktuar mjaft debat.

Autoriteti i Mediave Audiovizive në Shqipëri (AMA) i ka bërë vërejtje Radiotelevizionit Publik Shqiptar, për transmetimin e këngëve të këngëtares serbe, Ceca.

Kjo ka ardhur pas ankesave që i janë drejtuar AMA-s që në thelb kishin përfshirjen në program muzikë në gjuhën e pakicave dhe të këngëtares serbe, Svetllana Razhnatoviq, e njohur me emrin e artit si Ceca.

Sipas AMA-s, “këngëtarja serbe i është bashkuar disa herë, publikisht, zërave antishqiptarë për Kosovën”, ndërsa thuhet se në këngët e deklaratat e saj të hershme, Ceca ka qenë frymëzuese e krimeve në Bosnjë dhe në Kosovë.

Pas këtyre akuzave ka reaguar edhe këngëtarja serbe e cila thotë se muzika nuk duhet të ketë kufij.

Ceca shprehet se këngët e saj janë bazuar në mesazhet e dashurisë dhe jo urretjes:

“Nuk jam e infromuar se këngët e mia janë ndaluar në Shqipëri. Mendoj se muzika nuk duhet të ketë kufij dhe pengesa. Të paktën kjo është rregulli që unë kam mësuar për më shumë se tridhjetë vjet në karrierën time. Nuk kam dërguar asnjë mesazh politik ose urrejtje përmes këngëve të mia. Këngët e mia gjithmonë, janë bazuar në mesazhet e dashurisë, sepse këngët e mia bashkojnë njerëzit. I dua të gjithë njerëzit”, tha Ceca për mediat serbe.

Të këshilluara

Ky është seriali që po bën namin me nomine

Këtë vit pas serialit që e pa e gjithë bota, “Game of Thrones”, HBO është rikthyer sërish me serialet e tij të paarritshëm si seriali “Chernobyl”  i cili grumbu...

16:19

Gossip Girl rikthehet me një tjetër titull

Për fansat e Serena van der Woodsen dhe të “Gossip Girl” ka një lajm të mirë, seriali mund të rikthehet me një kapitull të ri. Gjatë prezantimit të programev...

16:35

Kendall pranon lidhjet me basketbollistët

Ditën e djeshme një ndjekës i saj ka publikuar në ‘Twitter’ një foto të 5 basketbollistëve dhe aty shkruan se këta kanë qenë të dashurit e Kendall. “5 basket...

14:07

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI