Flash

Do të qëndrojë Merkel deri në fund të mandatit? Pasuesja e saj merr "Mbrojtjen"

Lapsi.al 18 July 2019
Do të qëndrojë Merkel deri në fund të mandatit?

Zgjedhja e Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK), kryetares së Partisë kristiandemokrate (CDU) të kancelares Angela Merkel, në postin e ministres së re të Mbrojtjes, zuri në befasi shumëkënd në Berlinin zyrtar, ku kishte pritshmëri të larta që Jens Spahn, ministri i Shëndetësisë, të pasonte në detyrë presidenten e porsazgjedhur të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Kramp-Karrenbauer, e njohur gjerësisht si kandidatja më e parapëlqyer e Merkel për të marrë “stafetën” e kancelares së Gjermanisë, nuk kishte një rol qeveritar, një arsye që ka shërbyer si pikëmbështetje për kritikët, të cilët kundërshtonin “katapultimin” e saj në detyrën më të lartë të Republikës Federale.

 

 

Von der Leyen do të lërë detyrën në Ministrinë e Mbrojtjes të martën e ardhshme, pasi të jetë emëruar zyrtarisht si presidente e KE-së. Lakimi i emrit të Kramp-Karrenbauer erdhi vetëm disa orë pasi Merkel u zotua se do të vendoste “shumë shpejt” mbi pasardhësin e Von der Leyen. “Do të ketë një zëvendësim të shpejtë. Ministria e Mbrojtjes, ministri i Mbrojtjes, zotëron autoritet dhe fuqi urdhëruese.”- u shpreh Merkel për gazetarët.

Sipas pretendimeve të qarqeve mediatike dhe burimeve konfidenciale në Bundestag, vendimi vjen pasi Merkel, që mbushi dje plot 65 vjeç, është shtrënguar t’i japë në parakohë pushtet pasardhëses së saj, nisur nga frika mbi gjendjen shëndetësore, pas episodit të tretë të dridhjes në publik në harkun kohor të një muaji.

 

 

Shqetësimet për shëndetin e kancelares u ngritën përsëri javën e kaluar, kur ajo nisi të dridhej teksa po zhvillohej ceremonia zyrtare e pritjes në Berlin të kryeminstrit të Finlandës, Antti Rine. Merkel këmbëngul se gëzon shëndet të plotë, megjithatë zyra e shtypit është treguar evazive, duke mos dhënë ende asnjë shpjegim shterues dhe bindës për dridhjet periodike. Në këto rrethana, ligjvënës të CDU-së po artikulojnë nën zë dyshimin se ka ardhur koha që Merkel t’i japë lamtumirën politikës.

65-vjeçarja u rreshtua përkrah kryetares aktuale të CDU-së, duke çimentuar rrugëtimin e Karrenbauer drejt postit të kancelares në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021.

 

©Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI