Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

"Akuzohet daja, ikën nipi", deputeti "zbulon" prapaskenat e shkarkimit të sekretarit të Ministrisë së Brendshme

Lapsi.al 18 July 2019
"Akuzohet daja, ikën nipi", deputeti "zbulon"

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, u raportua emërimi në postin e sekretarit në Ministrinë e Brendshme, të ish-sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, Plarent Ndrecajt, që do të pasojë në këtë detyrë Dritan Palnikajn, këshilltarin e ri të kryeministrit Edi Rama.

Lidhur me këto emërime, ka reaguar deputeti i bërë pjesë rishtazi i Kuvendit si pjesë e listës shumëemërore të Partisë Demokratike, pas vendimit të opozitës së bashkuar joparlamentare për djegien e mandateve, Lefter Maliqi.

Sipas Maliqit, situata është dhe më e rëndë sesa paraqitet, pasi Palnikaj ka pasur lidhje nepotike me drejtorin e burgjeve, Agim Ismailin, “me të cilin ndanin tenderat në institucionet publike”.

Postimi i plotë i Maliqit:

Akuzohet Daja, iken nipi. Qeveri e korruptuar, e kapur nga klanet mafioze, duhet rrezuar nje sahat e me pare.

Te dashur miq! Me shkarkimin nga detyra te Sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Brendshme, u provua shqetesimi im nepermjet statusit ne FB diten e djeshme, per lidhje nepotike mes Drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve dhe Sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Brendshme, si Daje e nip per zhvillimin e tenderave te burgjeve, ku nipi i kryente dhe Daja i merrte ne dorezim. E keqja me e madhe, vazhdon te qendroj i qete ne detyre, pasi abuzimet, arroganca, fyerjet, kercenimet, e shkuara e erret, tejkalimi i kopetencave, paaftesia, shantazhimet, privatizimi i detyres, shkaterrimi dhe degradimi qe po i ben sistemit te burgjeve, shkarkimet, pezullimet, lirimet, komandimet e paligjshme etj etj, jane njolla me e zeze e Drejtorit me te paafte qe ka njohur administrata e burgjeve keto tre dekada.

Lufta ime per te mbrojtur me te drejte, njerezit e thjeshte qe respektojne ligjin, nuk do ndaloj asnjehere, pasi une mbroj interesat e qytetareve e jo te pushtetareve. Interpelanca me Kryeministrin do zbardh keto te verteta dhe kush jane klanet mafioze qe bejne keto emerime pa asnje kriter, merite, aftesi por vetem sherbejne si ushtar ndaj ketyre klaneve qe perfitojne nga djersa e popullit dhe shantazhojne administraten e ndershme te shtetit.

 

Të këshilluara

Plane për plazh? Moti ka sërish surpriza

Moti vazhdon të vijë me surpriza. Ditët me shi dhe temperatura të ulëta do të vazhdojnë të jenë të pranishme në Shqipëri. Edhe gjatë ditës së enjte, në zona ...

23:20

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI