Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Zyrtari amerikan: Kriza politike në Shqipëri të zgjidhet nga...

Lapsi.al 17 July 2019
Zyrtari amerikan: Kriza politike në Shqipëri të zgjidhet nga...

Ndihmës-sekretari amerikan i shtetit për Euroazinë, Philip Reeker, gjatë samitit të Atlantikut në Uashington tha se kriza politike në Shqipëri duhet të zgjidhet nga institucionet vendase. Ai tha se djegia e mandateve dhe bojkotimi i institucioneve nuk e favorizon zgjidhjen krizës.

“Shqipëria duhet të përdorë institucionet e saj në mënyrë që të kalojë gjendjen e sotme politike. Bojkotimi i tyre nuk është ajo që shpresuam të shohim. Ata duhet ta zgjidhin situatën brenda kuadrit kushtetues”, - tha Reeker.

“Gjithmonë kam një bast me stafin që nuk mund të kalojë një ditë pa më pyetur për Ballkanin. Kam kaluar shumë nga jeta ime personale dhe profesionale në Ballkan.

Shqipëria ka kaluar një periudhë të vështirë. Është aleat i NATO-s, kemi punuar ngushtësisht dhe kemi punuar fort me ta. Ky vend erdhi nga një eksperiencë unike, pasi dolën nga era e Hoxhës, një eksperiencë e ndryshme nga vendet e tjera gjatë Luftës së Ftohtë. SHBA kanë qenë miku më i mirë i Shqipërisë, kemi punuar fort për ta futur në rrugën e anëtarësimit në NATO. Jemi krenarë për këtë fakt.

Jemi krenarë për Shqipërinë. Por nuk jemi krenarë me shqiptarët këto javët e fundit, sepse ata nuk përdorën institucionet që kanë. Nuk mundet që thjesht të bojkotosh parlamentin ose të dorëzosh mandatet.

Ato institucione duhen përdorur, duhen përdorur gjykatat, duhet të emërohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që përmes Kushtetutës dhe përdorimit të këtyre mjeteve, të tejkalohen kohët e vështira politike.

Shtetet e Bashkuara nuk do të bëhen arbitër i politikave të brendshme të Shqipërisë, por ne do të vazhdojmë të inkurajojmë të gjitha palët të punojnë së bashku me institucionet dhe të bëjnë hapat e duhur që të ecin përpara.

Dhe nëse institucionet nuk bëjnë punë, atëherë puno që t’i ndryshosh ato, nëpërmjet parimeve kushtetutese që keni. Duhet të mbajmë mend që ne në SHBA, na u desh ca kohë që të bëjmë gjërat mirë. Nuk kemi thënë se është kryer kjo gjë apo është perfekt. Por institucionet janë çelësi” – tha Reeker që është ndalur edhe të dialogu me Kosovës dhe Serbisë duke inkurajuar palët të gjejnë rrugën e uljes në tryezë.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI