Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Tahirit, ish-ministri: As në çerdhe nuk ndodh kjo, ky shtet ka rënë

Lapsi.al 17 July 2019
Shtyhet sërish gjyqi ndaj Tahirit, ish-ministri: As në çerdhe

Është shtyrë për herë të tretë seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Shkak për vazhdimin e këtij ngërçi procedurial është bërë mungesa e fashikujve të përkthyer në shqip të anëtarëve të bandës Habialaj: Moisi Habilajt, Nezar Seitajt dhe Meridian Sulajt.

Kjo është hera e tretë që shtyhet seanca, edhe një çerdhe kalamajsh është më e organizuar sesa kaq, nuk e di si mund të humbasin letrat në Prokurori, kur ka një protokoll. Unë nuk e di si Prokuroria me të njëjtat letra kërkoi arrestimin tim, kjo është qesharake, unë nuk e di nëse kjo është e qëllimshme apo gabim njerëzor.

Nëse është e qëllimshme, kjo është e keqja më e vogël, unë shpresoj që të jetë mungesë vëmendje, madje nuk dua aq që ti vë një emër kësaj. Edhe pse ato prova ishin në favorin tim, unë heq dorë dhe nga ato, mjafton që gjyqi të mos shtyhet.

Një procedim penal që nisi me kërkesën për arrestimin tim, dhe tani letrat janë zhdukur, kjo është qesharak. Kjo nuk ndodh as në dyqanin më të humbur në cepin e Shqipërisë, si mund të ndodhë kjo në Prokurorinë e Krimeve të Rënda?!

Nuk e di se në çfarë institucioni mund të ndodhë që letrat të sillen të grisura, letrat të humbasin rrugës, apo njerëzit të mos njoftohen për seancën.”- tha Tahiri, i cili në seancën paraprake kishte kërkuar që procesi të bëhej me kohë të shkurtuar.

Dy seancat e mëparshme gjyqësore janë shtyrë për shkak të mungesës në sallë dhe problemeve me prokurën e ish-shefit të sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut të Vlorës, Gjergj Kohilës, i cili ndodhet në arrati.

Ish-ministri më jetëgjatë i Punëve të Brendshme akuzohet për bashkëpunim me bandën e Habilajve në trafikimin e drogës drejt Italisë. Ndaj tij janë ngritur tri akuza: “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI