Flash

Kthesë e papritur për 30 qershorin, gjykatat rrëzojnë dy kryebashkiakë të Ramës

Lapsi.al 17 July 2019
Kthesë e papritur për 30 qershorin, gjykatat rrëzojnë dy

Zgjedhjet fasadë të 30 qershorit pa pjesëmarrjen e opozitës, duket se do të marrin një drejtim tjetër pasi sot ka zhvillime të reja. Dy gjykata refuzuan t’u jepnin mandatin dy kryebashkiakëve të dalë nga këto zgjedhje. Bëhet fjalë për Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës dhe Gjykatën e  Shkallës së Parë Tiranë. Kandidatët socialistë, Valbona Sako dhe Agim Kajmaku, nuk kanë arritur dot të marrin një vendim nga gjykata që e certifikon zgjedhjen e tyre në krye të bashkive respektive, Durrës e Vorë.

Në vendimin e dhënë, Gjykata e Durrësit ka argumentuar se procesi zgjedhor i 30 qershorit nuk është i ligjshëm, pasi Bindja Demokratike është regjistruar jashtë afatit zyrtar, “duke i bërë zgjedhjet nul”.

Ndërkohë, PS ka paralajmëruar se do ta ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit. Sako fitoi garën e vendoreve përballë rivales nga “Bindja Demokratike”, Valbona Sakollari.

Ndërkohë po gjatë ditë së sotme Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, nuk i ka dhënë mandatin kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Vorës, Agim Kajmakut, që u shpall fitues në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Gjykata ka shpallur moskompetencën për të dhënë një vendim mbi ligjshmërinë e mandatit të Kajmakut për të drejtuar Bashkinë e Vorës.

Në vendimin e trupës gjykuese, arsyetohet se kjo kompetencë i kalohet Gjykatës Administrative.

Ky vendim, i dhënë më datë 15 korrik dhe firmosur nga gjyqtarja Ariana Gunbardhi, mund të apelohet në Gjykatën e Lartë në harkun kohor të 5 ditëve.

Këto dy vendime të dhëna sot duket se do të kenë efekt domino edhe në gjykata të tjera. Kujtojmë që ka ende kryebashkiakë të cilët nuk kanë marrë ende një vendim gjykate për mandatin e tyre. Nga ana tjetër as Kolegji Zgjedhor nuk është shprehur për këshillat bashkiak. Në kushtet kur për to nuk mund të merret një vendim nga KQZ-ja për shkak të votës kundër të kryetarit Klement Zguri, fjalën e fundit do ta thotë Kolegji Zgjedhor.

Pas vendimit të Gjykatës së Durrësit, ka reaguar edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

“Farsa e 30 qershorit është një grusht kriminal institucional i Edi Ramës, përmes të cilit ai uzurpoi pushtetin vendor, por edhe KQZ-në dhe gjithë sistemin e administrimit të zgjedhjeve përfshi kolegjin zgjedhor. Të gjithë ata që u bënë pjesë e këtij grushti kriminal institucional, të gjithë ata që i shërbyen Edi Ramës për të dhunuar Kushtetutën dhe ligjin me 30 qershor, do të përgjigjen para drejtësisë për veprimet e tyre kriminale.”- përfundon Basha reagimin e tij.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI