Flash

Italia nis operacionin “fshesa” ndaj emigrantëve

Lapsi.al 17 July 2019
Italia nis operacionin “fshesa” ndaj emigrantëve

Ministri i Brendshëm i Italisë Salvini u ka kërkuar zyrtarëve rajonalë të hartojnë harta të “vendbanimeve të paligjshme” të romëve. Sipas tij jo-italianët duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, lëshoi ​​një urdhër të martën për zyrat rajonale të Ministrisë së Brendshme, që të përgatisin për dy javët e ardhshme “një raport mbi praninë e vendbanimeve të romëve”, njoftoi media italiane.

Këto harta janë pjesë e fushatës së Salvinit për “të verifikuar praninë e kampeve të paligjshme për të hartuar një plan dëbimi”. Romët, sinti dhe camminanti (endacakë) janë grupe etnike nomade, që jetojnë prej qindra vjetësh në Europë.

Sipas Këshillit të Europës, Italia ka një nga përqendrimet më të ulëta të këtyre grupeve në BE, me një popullsi prej 120.000 deri në 180.000, sipas agjensisë së shtypit AFP. Më shumë se gjysma e këtyre njerëzve janë shtetas italianë, që janë integruar në shoqërinë vendase, shkruan AFP.

Përkundër kësaj, vazhdimisht ka krime me sfond ksenofobinë dhe paragjykimet kundër romëve, sintëve dhe camminantëve, veçanërisht kundër atyre me më pak fat, disa prej të cilëve ende jetojnë në vendbanime jozyrtare.

Rreth 26.000 anëtarë të këtyre grupeve jetonin në strehimore ose kampet e emergjencës në të gjithë Italinë në vitin 2017, sipas grupit të avokatisë Associazione 21 Luglio.

Salvini, i cili është edhe kreu i partisë së ekstremit të djathtë Lega, ka kërkuar që jo-italianët që gjenden në mesin e romëve, sintëve dhe camminantëve të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Partia e tij gjithashtu është përpjekur të frenojë të gjithë emigracionin e jo-europianëve në Itali, duke vepruar me mbylljen e strehimoreve të refugjatëve në vend si dhe duke refuzuar ankorimin në portet italiane të anijeve, që shpëtojnë refugjatë të rrezikuar në det të hapur.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI