Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Deputeti bën krahasimin: Ku dallon qeverisja e Ramës nga ajo e Berishës (VIDEO)

Lapsi.al 17 July 2019
Deputeti bën krahasimin: Ku dallon qeverisja e Ramës nga ajo e

Deputeti i bërë pjesë rishtazi e Parlamentit nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike, pas vendimit të opozitës së bashkuar parlamentare për djegien e mandateve, Lefter Maliqi, vijon t’i drejtohet kryeministrit Edi Rama, përmes disa postime shpotitëse në llogarinë e tij në “Facebook”.

Në statusin e tij të fundit, Maliqi ka bërë një krahasim mes qeverisjes nën drejtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha përgjatë dy legjislaturave 2005-2013, dhe kabineteve “Rama” në 6-vjeçarin e fundit.

Duke e etiketuar qeverisjen e Ramës si korruptive, që përzuri shqiptarët masivisht nga vendi dhe rriti papunësinë e kriminalitetin, Maliqi vlerëson qeverisjen e Berishës për ndërtimin e rrugëve, rritjen e pagave dhe të pensioneve, si edhe për anëtarësimin e vendit në NATO.

Bashkëngjitu me postimine tij, deputeti ka publikuar edhe një video që sipas tij fakton krahasimet.

Reagimi i plotë:

Çfarë dallimi? Çfarë ndryshimi? Ku ishim në 2005-2013, ku jemi në 2013-2019? Sa mbrapa e coi vendin Kryeministri Rilindas. Premtoi 300 mijë vende pune (largoi 300 mijë të rinj nga vendi). Premtoi për 300 ditë vendosjen e rendit, investime etj. por kudo papunësi, pasiguri, krime, trafiqe, burgosje politike, burgosje të varfërish, abuzime, korrupsion, paaftësi, drogë, tritol, emigrim masiv, rritje çmimesh, rritje taksash, votim njëpartiak etj.

Kurse mbi 6 vjet më pare ish-Kryeministri Berisha dyfishoi pagat e mesuesëve, mjekëve etj. Dyfishoi pensionet, bëri qindra km rrugë në fshatra e qytete, kudo inagurime me festë e kengë, lule e brohoritje, anëtaresoi Shqipërinë në Nato, bëri të mundur lëvizjen e lirë në Europë, bëri rrugën e kombit, tynelin e Elbasanit me qindra e mijëra investime të tjera dhe do ngelë në histori për këto ndryshime dhe për aktin demokratik të dorëheqjes pasi njohu humbjen në 2013.

Populli i këndonte me zemër për investimet dhe ndryshimet kurse Ramës i bënë këngë Tërmeti që s’kanë lidhje me ndryshimet por kanë lidhje vetëm me rrënimin që e katandisi vendin si asnjëherë tjetër më keq. Veprat flasin vetë, ish-Kryeministri do ngelë në histori për ndryshimet, gjurmët, kurse Rilindasi për varfërinë, papunësinë, burgosjet, shantazhimet, abuzimet dhe lidhjet me krimin.

Video flet vetë. Krahasimet bëjini vetë në 2010 me liderin Berisha ku bëri qindra km rrugë e vepra të mëdha, bashkoi fshatrat me qytetet, bashkoi shqiptarët duke lënë gjurmë sot e përgjithmonë dhe pas 6 vjetësh me Kalorësin me çitjane të Rilindjes me abuzime me tendëra dhe investime zero, duke varfëruar dhe përçarë keq shqiptarët.

 

https://www.facebook.com/lefter.maliqi/videos/815394765201684/

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI