Flash

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë...

07:13

Vazhdojnë përplasjet verbale mes deputetëve socialistë, Fino largohet nga mbledhja e Komisionit

Lapsi.al 16 July 2019
Vazhdojnë përplasjet verbale mes deputetëve socialistë, Fino

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe deputeti socialist, Bashkim Fino, kanë patur sërish një përplasje verbale mes tyre në mbledhjen e sotme të komisionit parlamentar.

Mësohet se deputeti Fino ka kundërshtuar miratimin e nenit 41, të përcaktuar në rend dite, kërkesë kjo që është shpërfillur nga anëtarët e komisionit, të cilët e kanë miratuar unanimisht.

Pas miratimit të këtij neni, Fino ka braktisur sallën para përfundimit të mbledhjes.

Ndërkaq, javën e kaluar u zhvillua një tjetër debat midis dy deputetëve socialistë. Në mbledhjen e mëparshme të komisionit, Fino iu drejtua Avokatit të Shtetit, Artur Metani, me një pyetje për sa i përket vendimit të Gjykatës së Strasburgut mbi pallatin e familjarëve të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Vlorë.

Fino kërkoi informacione mbi çështjen dhe shpjegime për mënyrën se si u humb nga Avokatura e Shtetit në Strasburg, ndërkohë që Metani i është referuar duke e quajtur "zoti deputet". Pas kësaj, Fino është fyer dhe i ka kërkuar kryetarit të komisionit, Manjës, duke i kërkuar që të mbajë një qëndrim, por ky i fundit i është kthyer: "Gishtin mos ma drejto mua se nuk jam shoku jot unë".

 

Të këshilluara

Meta ktheu ligjin për floririn, reagon Rama

Pak minuta pasi Presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet për ligjin e Rezervave Materiale të Shtetit kryeministri Edi Rama iu përgjigj në ...

23:39

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI