Flash

Sfidat e gruas që mori në dorë "timonin" e Bashkimit Europian

Lapsi.al 16 July 2019
Sfidat e gruas që mori në dorë "timonin" e Bashkimit

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen pati një betejë të vështirë si kandidate kompromisi për kreun e Komisionit të BE-së. Ajo fitoi më një shumicë të vogël 383 nga 747 vota të eurodeputetëve.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen mori votat e mjaftueshme për t'u bërë presidentja e ardhshme e Komisionit Evropian. Kësisoj ajo do të jetë gruaja e parë në krye të këtij posti të lartë të BE-së. Ajo mori 383 nga 747 vota të mundshme, vetëm nëntë më shumë se minimumi për zgjedhjen e saj. 327 ligjvënës votuan kundër saj dhe 22 abstenuan. Pasi u komunikua votimi përfundimtar, ajo tha se qëllimi i saj është një Evropë të fortë dhe e bashkuar. Me një fjalim pasionant para Parlamentit Europian sot dhe me një fushatë intensive gjatë ditëve të fundit ajo ka shpalosur konceptin e saj për BE-në.

Për një BE të fortë

Me premtime e reja pёr temat si mbrojtja e klimёs dhe tё drejtat paramentare Ursula von der Leyen kёrkoi mbёshtetje pёr zgjedhjen si presidente e Komisionit tё BE-sё. Nё njё shkresё prej tetё faqesh ajo i ishte drejtuar edhe socialdemokratёve europianё duke deklaruar ndёr tё tjera se do tё ndёrmarrё njё nismё tё re pёr pakёsimin e emetimeve tё gazrave tё efektit serё. Deri nё vitin 2012 ajo do tё paraqesё njё plan pёr bisedeimet mbi klimёn, se si "nё mёnyrё tё pёrgjgjshme" tё arrihet üakёsimi me 55 pёrqind i kёtyre gazrave nё atmosferё. Deri mё 2050 BE-ja duhet tё bёhet neutral ndaj klimёs.

Duke iu referuar kërkesasve tё socialdemokratёve politikania e CDU-sё premton se dёshiron tё arrijё vendosjen e kritereve ligjore pёr pagёn minimale nё mbarё BE-nё, dhe tё avancojё luftёn kundёr papunёsisё tek tё rinjtё. Programi i shkembimeve Erasmus duhet tё zgjerohet edhe pёr ata qё ndjekin shkollat profesionale. Lidhur me politikёn e refugjatёve ajo shpreson tek njё mekanizёm i ri pёr ndarjen e barrёs mes vendeve anёtare.

"E drejta pёr nisma ligjore" pёr Parlamentin e BE

Ndryshe nga deri mё sot von der Leyen synon edhe njё rol mё tё fuqishёm tё Parlamentit tё BE-sё nё procesin legjislativ tё BE-sё, sepse deri tani vetёm Komisioni i BE-sё ka pasur tё drejtё tё ndёrmarrё nisma ligjore.

Sfidat me tё cilat konfrontohet Europa, sipas von der Leyen, mund tё pёrballohen vetёm me vendosmёri dhe duke mbrojtur vlerat e pёrbashkёta, por edhe duke u angazhuar pёr njё shoqёri mё korrekte, mё tolerante dhe mё me barazi.

Von der Leyen pas emërimit nga kryetarët e shteteve dhe tё qeverive kёtё tё martë kaloi me sukses, ndonëse me shumicë të vogël, votimin nё Parlamentin Europian.

Von der Leyen komunikoi një ditë më parë të Twitter, se do të tërhiqet nga posti i ministres së Mbrojtjes edhe pa qenë i qartë rezultati i votimit të së martës, me qëllim që t'i kushtohet më fort punës së saj në Europë. Deri në votimin përfundimtar ajo pati një betejë të ashpër, në Parlamentin Europian, pasi e paraqitur si kandidate kompromisi ajo nuk gjente përkhje sa duhet kryesisht nga grupi i partive socialdemokrate europiane. Tё gjelbrit dhe tё majtёt patёn deklaruar javën e kaluar, se nuk duan ta votojnë ministren gjermane tё Mbrojtjes.

Von der Leyen do të nisë detyrën si pasuese e Jean-Claude Juncker në krye të komisionit më 1 nëntor. Ajo është Gjermania e parë që do të drejtojë ekzekutivin e BE-së që nga modernizimi i Bashkimit Evropian. Diplomati gjerman Walter Hallstein ka qenë kryetar i Komisionit të mëparshëm të Bashkësisë Ekonomike Evropiane nga viti 1958 deri më 1967. /DW

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI