Flash

Përdorën dhunë në bustin e Françesk Radit reagon Rozana: Nuk di në cilën fytyrë t’ju pështy

Lapsi.al 16 July 2019
Përdorën dhunë në bustin e Françesk Radit reagon

Dje në rrjetet sociale u bë virale një video e dy të rinjvë që dhunonin bustin e kantautorit të ndjerë, Fraçesk Radi!

Kjo video e tmerrshme ka prekur familjarët e tij dhe në veçanti mbesën Rozana Radi, e cila ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku dënon sjelljen e adoleshentëve.

Ndërsa kërkon që autorët të vihen përballë drejtësisë, Rozana shprehet se në moshën e tyre, Françesk Radi merrte kitarën dhe këndonte.

Këngëtarja shprehet se më mirë do të ishte një seks i sigurt sesa të kesh fëmijë të tillë.

Ja reagimi i plotë i saj:

“Është bërë virale sot një video, ku dy adoleshentë dhunojnë bustin e kantautorit Francesk Radi. Përveç lidhjes familjare, sot dua të flas si qytetare e këtij vendi në të cilin dua të rris nesër fëmijët e mi. Dua të flas si një dashamirëse e muzikës. E kam parë që në orët e para të paradites këtë video dhe ende jam në pritje që “Policia do t’i identifikojë autorët”,  të cilët do të vihen përpara përgjegjësisë! Keqardhje e madhe për këtë brez që po rritet në Shqipëri. Do isha shumë kurioze t’i njihja nga afër këta dy adoleshentë e t’i pyesja se çfarë ju bëri busti i një artisti i cili i dha aq shumë muzikë Shqipërisë. Në moshën tuaj Franko pas shkolle merrte këtë kitare që ju po përpiqeni t’ia hiqni nga duart dhe këndonte. E internuan e larguan nga nëna nga babai nga motrat nga vëllezërit por kitarën nuk ia hoqën dot. Nuk di në cilën fytyrë t’ju pështy e t’ju tregoj gjithë zemërimin tim të vajzës të djalit, të bashkëshortes por më shumë të spektatorit që Franko i dha gjithë rininë . A i keni bërë pyetjen vetes nëse i keni lumturuar me këtë gjest familjaret tuaj? A janë krenarë për atë që ata përfaqësojnë…..

Në Shqipërinë tonë vërtet mungojnë shumë gjëra, por një gjë e kemi të sigurt (më mirë një seks i sigurt, se një fëmijë i tillë)

Ju lutem autoriteteve të ndjekin rastin dhe t’i vënë para përgjegjësisë të dy këta palaço të cilët na e bëjnë pis artin kulturën dhe rininë shqiptare!

Sot është dhunuar një vlere publike. Nesër një tjetër e një tjetër……”

Të këshilluara

Belgu që theu rekord, 100 orë mbi WC

Një belg qëndroi i ulur në WC për gati 5 ditë në përpjekje për të vendosur një rekord botëror. Jimmy De Frenne sfidoi veten për të qëndruar ulur për 165 orë ...

09:13

Çfarë po ndodh mes Keisit dhe Stresit

Stresi është rikthyer për herë të parë në rrjetet sociale pas lajmit të bujshëm për ndarje nga bashkëshortja e tij Keisi. Reperi ka bërë një postim të dediku...

18:40

Filmat më të parë të animuar të 2019

Filmat e animuar po “pushtojnë” botën. Mënyra e realizimit dhe personazhet që përdorin na kanë bërë të gjithëve të ndihemi pak fëmijë dhe të ulemi para TV për t...

17:12

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI