Flash

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë...

07:13

Ngritja e SPAK/ KLP përjashton nga gara njërin prej kandidatëve

Lapsi.al 16 July 2019
Ngritja e SPAK/ KLP përjashton nga gara njërin prej kandidatëve

Këshili i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka nisur mbledhjen për konfirmimin e 15 prokurorëve që do të bëhen pjesë e Strukturës së Posaçme të AntiKorrupsionit (SPAK).

Relatori i Komisionit të Posaçëm, Sandër Beci, ka paraqitur një raport mbi kandidatët e SPAK, që lidhet vetëm me dosjet e përfunduara të kandidatëve dhe jo me ato që janë ende nën hetim. Ndërkohë, mësohet se Komisioni ka vendosur të përjashtojë nga gara kandidatin Gëzim Cena, me argumentin se nuk plotëson kushtet për të vijuar garën. "25 kandidatë plotësonin kushtet ligjore dhe mund të vazhdonin procesin. Gëzim Cena nuk plotëson kushtet për të vijuar garën. Ai nuk ka qenë asnjëherë prokuror i Republikës së Shqipërisë. Sipas ligjit, magjistrati duhet të ketë ushtruar detyrën si prokuror për jo më pak se 10 vjet. Ndaj dhe Cena nuk mund të plotësojë kriteret", tha Beci.

Komisioni i Posaçëm ka miratuar një metodologji vlerësimi me pikëzim për secilin prej kandidatëve në përputhje me "Rregulloren për ngritjen e SPAK", e miratuar në seancën plenare të KLP-së.

Procesi është mbikëqyrur përgjatë ecurisë së tij nga misionet ndërkombëtare "EURALIUS" dhe "OPDAT".

 

Të këshilluara

Meta ktheu ligjin për floririn, reagon Rama

Pak minuta pasi Presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet për ligjin e Rezervave Materiale të Shtetit kryeministri Edi Rama iu përgjigj në ...

23:39

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI