Flash

Kylie Jenner: Jeta ime nuk është ashtu siç duket

Lapsi.al 16 July 2019
Kylie Jenner: Jeta ime nuk është ashtu siç duket

Jeta e Kylie Jenner nuk është si ajo që shohim në postimet e saj në rrjetet sociale. Miliarderja ka bërë një rrëfim prekës dhe të sinqertë për ndjekësit e saj, për të treguar se ka vuajtur nga ankthi dhe ka humbur shumë shokë e shoqe për të qenë aty ku është sot. Kylie jep mesazhin e duhur për ndjekësit e saj kur thotë se duhet të bësh gjërat që të bëjnë të lumtur dhe duhet të tregohesh e mirë me veten. Ajo e pranon se të qenit në qendër të vëmendjes dhe të rritesh me miliona sy që të shohin, nuk është normale.

Ja postimi i Kylie-t në Instagram:

“Jam krenare me veten, zemrën time dhe fuqinë time. Të rritesh me miliona sy që të shohin nuk është normale. Kam humbur shokë e shoqe gjatë rrugës dhe veten disa herë. Tatuazhi im i parë ishte ‘sanity’ për t’i kujtuar vetes çdo ditë për ta mbajtur (mendjen të shëndoshë). Kam vuajtur nga ankthi gjatë gjithë jetës sime si e rritur dhe pasi lindi bebi u përballa me ulje-ngritje.

Ndihesha sikur duhet të rigjeja sërish veten. Mbajta shumë për vete por thjesht dua ta ndaj me ju dhe t’ju them se jam njeri. Jeta ime nuk është perfekte dhe ajo që shihni këtu në median sociale është vetëm sipërfaqja. Tregohu i butë me veten, ec para dhe harro. Të gjithë jemi të aftë për gjëra të mëdha, meritojmë dashuri, dhe na lejohet të shprehim vetëveten. Bëj më shumë gjëra që të bëjnë të lumtur dhe mos kërko falje”.

Të këshilluara

Belgu që theu rekord, 100 orë mbi WC

Një belg qëndroi i ulur në WC për gati 5 ditë në përpjekje për të vendosur një rekord botëror. Jimmy De Frenne sfidoi veten për të qëndruar ulur për 165 orë ...

09:13

Çfarë po ndodh mes Keisit dhe Stresit

Stresi është rikthyer për herë të parë në rrjetet sociale pas lajmit të bujshëm për ndarje nga bashkëshortja e tij Keisi. Reperi ka bërë një postim të dediku...

18:40

Filmat më të parë të animuar të 2019

Filmat e animuar po “pushtojnë” botën. Mënyra e realizimit dhe personazhet që përdorin na kanë bërë të gjithëve të ndihemi pak fëmijë dhe të ulemi para TV për t...

17:12

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI