Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Kryemadhi anulon pushimet në LSI: Kemi zgjedhje në 13 tetor

Lapsi.al 16 July 2019
Kryemadhi anulon pushimet në LSI: Kemi zgjedhje në 13 tetor

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u ka thënë strukturave të saj se muajt korrik dhe gusht nuk do të jenë pushim, por punë për të përgatitur zgjedhjet që mbahen në 13 tetor sipas dekretit të Presidentit.

“Falënderoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e LSI që bojkotuan votimet moniste të 30 qershorit, pavarësisht presionit kriminal dhe trysnisë së pushtetit me bukën e gojës dhe vendin e punës. Strukturat e LSI janë të angazhuara plotësisht në të gjithë vendin.

Muaji korrik dhe gusht nuk do të jenë muaj pushimi, por pune të plotë për zgjedhje. Në këtë betejë jemi, jo për një zgjidhje të momentit për klasën politike, por për ndryshimin e sistemit për të tashmen dhe të ardhmen e shqiptarëve” –tha Kryemadhi.

 

Një ditë më parë Kryemadhi tha se nuk kishte frikë të hynte në zgjedhje edhe me Ramën Kryeministër.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI