Flash

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë...

07:13

KLP zgjedh 15 kandidatët e SPAK, përjashtohen prokurorët e dosjeve "Tahiri" dhe "339" (LISTA)

Lapsi.al 16 July 2019
KLP zgjedh 15 kandidatët e SPAK, përjashtohen prokurorët e

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka përzgjedhur 15 prokurorë mes kandidatëve që garonin për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Në listën e publikuar, vërehet përjashtimi i disa prokurorëve që njihen për trajtimin e dosjeve të rëndësishme dhe të bujshme, siç janë : Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, që kanë marrë nën shqyrtim dosjen “Tahiri”, si edhe dosjen e përgjimeve për blerjen e votave në Durrës, “339”, në të cilën është i përfshirë në mënyrë të veçantë ish-kreu i Bashkisë së këtij qyteti, Vangjush Dako.

Po ashtu, është skualifikuar nga gara për SPAK-un edhe prokurori Besim Hajdarmataj, si edhe  drejtuesja e Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Sipas KLP-së, prokurorët që do të vijojnë më tej garën për në SPAK janë: Altin Dumani, Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Arben Kraja, Doloreza Musabellui, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Manjola Kajana, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Ndini Tavani, Behar Dibra, Anita Jella dhe Besnik Muçi.

Emrat e 15 kandidatëve final për SPAK-un:

Altin Dumani

Anton Martini

Elisabeta Imeraj

Arben Kraja

Doloreza Musabelliu

Klodian Braho

Enkeleda Millonaj

Manjola Kajana

Edvin Kondili

Ened Nakuçi

Elida Kaçkini

Ndini Tavani

Behar Dibra

Anita Jella

Besnik Muçi

Prokurorët që kishin dorëzuar dokumentet dhe u skualifikuan nga gara:

Besim Hajdarmataj

Donika Prela

Dorina Bejko

Dritan Prençi

Enkeleda Xhengo

Maksim Sota

Vladimir Mara

 

Të këshilluara

Meta ktheu ligjin për floririn, reagon Rama

Pak minuta pasi Presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet për ligjin e Rezervave Materiale të Shtetit kryeministri Edi Rama iu përgjigj në ...

23:39

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI