Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Basha tregon planin e opozitës: Tani është koha të...

Lapsi.al 16 July 2019
Basha tregon planin e opozitës: Tani është koha të...

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është takuar këtë të martë me strukturat e partisë në Berat. Ai tha para gazetarëve se ndihet falënderues për të gjithë ata që refuzuan zgjedhjet e 30 qershorit.

“Ajo që ka ndodhur në 30 qershor, nuk ka ndodhur kurrë në 3 dekada. Braktisja dhe refuzimi i Edi Ramës ka qenë në proporcione masive. Askush nuk është refuzuar si Edi Rama dhe regjimi i tij. Vetëdijësimi i shqiptarëve se 30 qershori ishte ditë për oligarkët, banditët, për shërbëtorët e Edi Ramës, por jo një ditë për qytetarët e zakonshëm”, - u shpreh Basha.

I pyetur se cili do të jetë aksioni opozitar, Basha tha se do të vazhdohet me protesta, me denoncime si dhe me shpalosjen e programit të opozitës fokusuar kryesisht tek ekonomia.

“Është koha të ndizen dritat e shpresës. Ne do të vazhdojmë me një vazhdim të qëndresës, denoncime, protestat por dhe planin tonë për të ndryshuar vendin”, - tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI