Flash

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë...

07:13

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Tiranë/ Arrestohen 4 persona, akuzohen për rrëmbim, përndjekje dhe plagosje me dashje

Lapsi.al 16 July 2019
Tiranë/ Arrestohen 4 persona, akuzohen për rrëmbim,

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim. Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale F.M., 35 vjeç, dhe S.M., 19 vjeç, ndaj të cilëve Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Po ashtu, janë vënë në pranga edhe shtetasi A.Ll., 24 vjeç dhe për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje“, pasi në një konflikt të nisur për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në kokë dhe trup, shtetasin M. T., 64 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa, është arrestuar në flagrancë shtetasi A.K., 36 vjeç, banues në Laç, për arsye se ishte shpallur në kërkim policor pasi kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish të dashurën e tij dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Përndjekja”.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI