Flash

A po përçahet opozita/ LSI kundër thelbit të qëndrimeve të Bashës

Lapsi.al 16 July 2019
A po përçahet opozita/ LSI kundër thelbit të

 

Që prej pesë muajsh kohë, kur opozita vendosi të djegë mandatet, jemi mësuar të dëgjojmë slloganin: “Nuk hyet në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër”. Dy partitë më të mëdha opozitare e materializuan atë duke bojkotuar edhe garën farsë të 30 qershorit për pushtetin lokal.

Mirëpo nëse Lulzim Basha vazhdon ti përmbahet këtij sllogani, duket se qëndrimet e LSI-së kanë lëvizur. Monika Kryemadhi përsëriti dje idenë se ajo mund të hyje edhe në zgjedhje me Edi Rmën kryeministër.

"Unë me Edi Ramën nuk kam frikë të shkoj në zgjedhje. Unë si Monikë, jo. Unë them Rama të rrijë kryeministër, sepse vetëm një njeri si Edi Rama mund ti bëj bashkë shqiptarët që ta rrëzojnë me vote” tha ajo gjatë një interviste në “5 pyetjet” tek Babaramo.

https://youtu.be/vubrf12-XWc

Po në të njëjtën ditë numri 2 i LSI-së Petrit Vasili kërkoi si zgjidhje për krizën zgjedhje të menjëherëshme dhe sa më parë, pa e përmendur kushtin e stërthënë për 5 muaj me radhë.

Këto deklarata nuk janë fjalë që thuhen në erë dhe prandaj kërkojnë shpjegim.

E para kjo nuk është punë vullneti apo frike e znj Kryemadhi që ta trajtojë si çështje personale. Sado që të jetë frikësuar apo zbythur Monika pas vizitës së fundit në SHBA, opozita ka për detyrim ti japë llogari shqiptarëve nëse ka vendosur një ndryshim kursi.

Së dyti ka një nonsens. Nëse Edi Rama qenkësh i mposhtshëm me votë, nëse bandat e tij kriminale, oligarkët qe e financojnë me paratë e nxjerra nga PPP-të, dhe mediat e regjimit nuk e shpëtokan atë nga humbja, atëherë pse u bë një hara-kiri i panevojshëm për të humbur të gjithë bashkitë dhe këshillëtarët lokalë nga opozita? Natyrisht që edhe kjo do një shpjegim përpara publikut.

Së treti është ideja e hedhur për zgjedhje sa më urgjente dhe sa më të shpejta, që do e rrëzonin këtë regjim. Edhe në rast se Rama largohej nga kryeministër, kursesi nuk mund të imagjinosh se sistemi gjashtë vjeçar i ngritur në këmbë prej tij do të shpërbëhej me një të rënë të lapsit. Zgjedhjet, pa një periudhë të gjatë profilaktike, do të ishin të rrezikuara po njësoj. Vetëm një qeveri tranzitore dhe afatgjatë, që do të kuronte plagët që la pas regjimi, mund të përgatiste një garë elektorale të pranueshme. Gjithçka tjetër do të qe një aventurë vetëshkatërruese për opozitën.

Natyrisht, në këtë konfuzion nuk ka përgjegjësi vetëm Monika e cila njihet për faktin se nuk thotë dy herë të njëjtën gjë. Këtu përgjegjësi të madhe ka edhe PD dhe Lulzim Basha. Pavarësisht se ata nuk kanë lëvizur nga sllogani: “Nuk ka zgjedhje me Ramën kryeministër”, ata janë fajtore se nuk kanë përcaktuar një hartë rruge të detajuar me kujdes. Që lajthitje si ato, ndryshe fola atëherë dhe ndryshe tani most ë ndodhin, duhet që opozita të dalë me një platform të qartë, të pranuar nga të gjithë pjestarët e saj. Ajo duhet të përcaktojë jo vetëm pikat e ndryshimit të sistemit politik por edhe mënyrën graduale dhe kalendarin se si do të bëhet kjo. Sepse vetëm një platform e tillë, me angazhime konkrete, me etapa të përcaktuara, e detajuar dhe transparente për publikun, do të bëjë të mundur përpos të tjerave edhe deklarata roma për toma që japing idenë e një krupimin në kaos dhe të përçarë.

©Lapsi.al  

 

 

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI