Flash

Albana Osmani konfirmon largimin nga Top Channel

Lapsi.al 16 July 2019
Albana Osmani konfirmon largimin nga Top Channel

Pak ditë më parë, u bë publik lajmi se moderatorja e njohur Albana Osmani, është larguar pas 15 vitesh nga televizioni ku ndërtoi karrierën e saj televizive.

“Prive” raportonte se Albana është detyruar të largohet pas pakënaqësive të shumta, pasi moderatores nuk i kishte mbetur asnëj probram për të prezantuar dhe sepse nuk iu përkrah fushata “Ti je një luledielli” duke i hequr reklamën e fondacionit nga transmetimi.

Por si qëndron e vërteta?

Albana Osmani ka konfirmuar largimin nga “Top Channel” përmes dusa postimeve në Instastory, ku ka zhvilluar një bisedë online me ndjekësit.

E pyetur se përse nuk ishte mbrëmë në koncertin e Digitalb, ku u shfaqen të gjithë ata që kishin punuar me platformën dixhitale, Albana i uroi suksese ndërsa foli në kohën e shkuar!

“I uroj shumë suksese. Histori e shkruar. Platforma që mblodhi bashkë të gjithë shqiptarët! Gëzohem që isha një dritë e llambës së madhe që foli shqip kudo. Suksese me tej”, shkruan ajo.

ana

Më pas moderatorja tregoi se do të ketë surpriza të reja në lidhje me programin që do të prezantojë, sigurisht në një tjetër televizion.

“Po shqyrtoj propozimet, dhe ato që kam propozuar”, shkruan Albana!

Me sa duket, as vetë moderatorja nuk e ka vendosur se ku do të shkojë pas largimit nga “Top”-i.

Të këshilluara

Belgu që theu rekord, 100 orë mbi WC

Një belg qëndroi i ulur në WC për gati 5 ditë në përpjekje për të vendosur një rekord botëror. Jimmy De Frenne sfidoi veten për të qëndruar ulur për 165 orë ...

09:13

Çfarë po ndodh mes Keisit dhe Stresit

Stresi është rikthyer për herë të parë në rrjetet sociale pas lajmit të bujshëm për ndarje nga bashkëshortja e tij Keisi. Reperi ka bërë një postim të dediku...

18:40

Filmat më të parë të animuar të 2019

Filmat e animuar po “pushtojnë” botën. Mënyra e realizimit dhe personazhet që përdorin na kanë bërë të gjithëve të ndihemi pak fëmijë dhe të ulemi para TV për t...

17:12

Marrëdhënia e shtirur e Kate dhe Meghan

U përfolën shumë që dy kunatat Kate dhe Meghan nuk kishin një marrëdhënie të mirë pasi kanë karaktere shumë të kundërta. Meghan shumë autoritare ndërsa Kate më ...

14:40

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI