23 mijë shqiptarëve iu është mohuar hyrja në zonën Shengen vitin e kaluar, nga një total prej 471 mijë udhëtarëve që nuk janë në BE dhe që u kthyen mbrapsht.
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, gati gjysma e refuzimeve për udhëtarët shqiptarë janë bërë në kufirin me Greqinë. 11075 që tentuan të hynin në Greqi u kthyen prapa. Vendi i dytë me shkallën më të lartë të udhëtarëve shqiptarë të refuzuar është Kroacia, me 2670 kundërshtime, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 1455 kundërshtime dhe Franca me 1450.
Bartësit e pasaportave shqiptare mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen që nga viti 2011, kur qeveria e atëhershme e Shqipërisë arriti marrëveshjen e kërkuar për liberalizimin e vizave me vendet e Shengenit.
Së fundmi, Komisioni Evropian shqyrtoi një kërkesë nga qeveria holandeze për të pezulluar regjimin pa viza për Shqipërinë. Sipas kësaj kërkese, "shtetasit shqiptarë luajnë një rol të rëndësishëm në krimin e organizuar në Holandë dhe ka një numër në rritje të emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria, ndërsa numri i aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë është gjithashtu i lartë".
Megjithatë, Komisioni Europian e hodhi poshtë këtë kërkesë pas një vlerësimi të kujdesshëm, duke përfunduar se nuk ka arsye të mjaftueshme për të pezulluar regjimin pa viza për Shqipërinë.
Sipas statistikave të publikuara nga Eurostat, vitin e kaluar 602 mijë shtetas të BE u gjetën të paligjshëm që banonin në një vend tjetër anëtarë të BE. Nga ana tjetër, 480 mijë persona morën një urdhër për të lënë një vend të BE-së, 198 mijë prej të cilëve u largua nga vendi që dha urdhrin. 158 mijë prej tyre u larguan nga BE, ndërsa pjesa tjetër mbeti brenda bashkimit.
Sa i përket numrit të personave nga vendet jo anëtare të BE të refuzuara për të hyrë në territorin pa viza, pothuajse gjysma e tyre ishin nga Spanja me 230500, pasuar nga Franca me 70400. ©LAPSI.al