Flash

10 fakte rreth grupit muzikor Coldplay

Lapsi.al 16 July 2019
10 fakte rreth grupit muzikor Coldplay

Grupi i famshëm britanik ka qenë gjithmonë në krye të charteve muzikore për më shumë se një dekadë dhe koncertet e tij janë të tejmbushura. Ata shquhen për stilin e veccantë në të bërit muzikë, që i shoqërojnë gjithmonë me videoklipe shumë artistike ku të fusin në një botë krejt tjetër. Mund të themi që muzikën e tyre mund ta dëgjosh gjithmonë dhe asnjëherë nuk të mërzitet. Një busull orientimi kundrejt ndjenjave pozitive, por edhe motivuese.

1. Ata fillimisht nuk janë quajtur Coldplay. Grupi u formua nga Chris Martin dhe kitaristi Jonny Buckland në 1996 me emrin ‘Pectoralz’. Kur bateristi Guy Berryman u bashkua me grupin, ata ndryshuan atë emër dhe e vendosen Starfish. Ata u quajtën Coldplay kur grupit ju bashkua back vocalisti Will Champion. Grupi vendosi përfundimisht emrin "Coldplay" nga një sugjerim nga Tim Crompton, një student që e kishte përdorur këtë emër për grupin e tij.

2. Bateristi Will Champion nuk kishte luajtur më parë në bateri. Ai e ka provuar të luajë në bateri kur u bë pjesë e grupit rock Coldplay.

3. Ata kanë blerë një furrë buke në vitin 2006 dhe e kthyen në studio muzikore ku krijonin projektet e tyre muzikore.

4. Kënga e parë e Coldplay ishte për higjienën. Po, e lexuat mirë... Kënga e parë që Coldplay ka shkruar dhe interpretuar ka qenë në lidhje me higjienën. Kënga, e titulluar "Ode tor Deodorant", ishte menduar si një shaka, por më pas u kthye në hit.

5. Ata u bënë të njohur në mbarë botën me këngën "Yellow" në vitin 2000. Coldpaly e ka titulluar “Yellow” këtë këngë pasi në momentin që po mendonte për titullin e këngës kishte pranë një bllok ngjyrë të verdhë.

6. Chris Martin mund të këndojë mbrapsht dhe këtë e ka vërtetur tek klipi i këngës “The Scientist” që është komentuar shumë.

7. Barac Obama, Beyonce, e Jay-Z janë ndër fansat e tij më të mëdhenj. Kur Chris Martin dhe Barack Obama janë takuar, ky i fundit i ka thënë që në ipad-in tij kishte këngët e Coldplay.

8. Coldplay kanë qenë mbështetës aktiv në disa kauza sociale. Grupi ka performuar gjithashtu për disa projekte bamirësie.

9. Ekzistojnë 2 klipe për këngën “Viva La Vida”.

10. Këngën “Shiver”, Coldplay e kanë regjistuar vetëm me 1 dubël.

 

 

Të këshilluara

Tarantino: 'Star Trek' filmi im i fundit

Pasi e ka pranuar se dëshiron ta përfundojë karrierën pas filmit të tij të dhjetë, regjisori dhe skenaristi Quentin Tarantino foli për projektin e radhës që men...

19:22

Austin Butler vjen si Elvis Presley

Austin Butler është zgjedhur nga “Warner Bros” dhe Baz Luhrmann për të interpretuar Elvis Presley në muzikalin e shumëpritur biografik për mbretin e rokenrollit...

18:31

Dua Lipa vjen në Kosovë muajin tjetër

Në Prishtinë do të mbahet festivali i famshëm “Sunny Hill”. Festivali i cili do të mbledhë nga shtete të ndryshme yje me famë botërore si Calvin Harris, Miley ...

17:13

Ndahet nga jeta Emily Hartridge

Emily Hartridge, ka ndërruar jetë në një aksident rrugor në Londrën Jugore. Sipas BBC, ajo besohet të jetë viktimë e një aksidenti rrugor në Battersea të pre...

16:47

Vildane Zeneli: Jam penduar për buzët

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “N’drrimi Natës” ku ka folur më shumë për jetën e saj private, e cila ka pranuar se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale n...

16:29

Vildane Zeneli flet për jetën private

Vildane Zeneli e ftuar në emisionin “N’drrimi i natës”  ka treguar detaje të ndryshme nga jeta e saj private dhe lidhja e fundit që ka pasur. Ajo u shpreh se...

15:05

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI