Flash

Vizita e Macron në Beograd, Daçiç: Uroj të ndërpresë lojën e turpshme të Kosovës me taksën

Lapsi.al 15 July 2019
Vizita e Macron në Beograd, Daçiç: Uroj të

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të mbërrijë sot në Beograd për një vizitë dyditore, me në fokus raportet bilaterale, por edhe Kosovën.

Vizita e parë zyrtare e një kreu të shtetit francez, në Beograd, pas 18 vitesh, e vendos Macronin në një pozitë delikate.

Raportet mes Francës dhe Serbisë janë të ngarkuara shumë në 25 vitet e fundit, në veçanti pas bombardimeve të vitit 1999 dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.

“Franca dhe Serbia do të jenë gjithmonë vende mike, sepse në të gjitha luftërat e mëparshme ato kanë mbajtur anën e njëjtë”, pohoi për DW, një prej bashkëbiseduesve franceze, sipas të cilëve Franca dhe Serbia nuk mund të jenë armiq, pavarësisht disa mos marrëveshjeve të fundit.

Një marrëdhënie e tillë megjithatë nuk e pengon Macronin të vazhdojë t'i kundërvihet zgjerimit të Bashkimit Europian, edhe kur flitet për Serbinë.

Për çdo rast, në Beograd ka shpresa të mëdha nga kjo vizitë, gjatë së cilës dy Presidentët do të nënshkruajnë rreth 20 marrëveshje bashkëpunimi, në fushën e ekonomisë.

Pesë prej tyre do të jenë në fushën e armatimit. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçic, sqaroi se shpreson që presidenti Francez, do të ndërpresë lojën me “taksën” e ka vendosur nga Prishtina, ndaj mallrave serbe, e do të japë garanci “se ajo do të përfundojë”.

“Askush nuk mund të më bindë se Europa Perëndimore, në të cilën Franca është një nga udhëheqëset, dhe Shtetet e Bashkuara, nuk mund ta detyrojnë Ramush Haradinajn, për tetë muaj, të heqë një vendim të turpshëm administrativ”, tha Daçic.

Të këshilluara

Greqi-Turqi, erë lufte në Mesdhe

Shtetet e Bashkuara dhe blloku europian e kishin ngritur zërin të shqetësuara se mos presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ndez shkëndijat e një konflikti në det...

08:08

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI