Flash

Vettingu, vendimi për Gentian Osmanin më 24 korrik

Lapsi.al 15 July 2019
Vettingu, vendimi për Gentian Osmanin më 24 korrik

KPA ka përfunduar shqyrtimin e rastit për anëtarin e KLP, Gentian Osmani, ndërsa ka shtyrë seancën për datën 24, ku pritet që palët të japin konkluzionet.

Në seancën e kësaj radhe trupi gjykues pranoi kërkesën e Osmanit, për kryerjen e analizës financiare me provat e reja.  Ndërkohë komisioneri publik, i cili ka kërkuar shkarkimin e anëtarit të KLP-së, ndryshoi qëndrim në lidhje me dhurimin e 1.5 mln lekëve të familjes së bashkëshortes së Osmanit, që sipas këtij të fundit janë kontribut të bashkëshortes së tij në familjen e saj para martese. Ndërkohë i ka qëndruar kundërshtive të tjera.

Gjithashtu Kolegji i Hodhi poshtë si të pabazuar 3 denoncime që janë bërë për Osmanin.

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda është i dyti nga anëtarët e KLP pas Antoneta Sevdarit që ka dalë para KPA.

Ndërkohë para KPK ka dalë edhe drejtuesi i prokurorisë së Vlorës, Ardian Ylli. Sipas ILDKPKI, Ylli ka rezultuar pa probleme në deklarimin e pasurisë, por një hetim i bërë nga komisioni ka nxjerrë disa pasaktësi në lidhje me një shtesë të bërë në një apartament në Durrës.

Vendimi për të pritet të jepet në 8 korrik.

Të këshilluara

Presidenti francez viziton Beogradin

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të hënën në Beograd se vizita e tij dyditëshe në Serbi synon hapjen e një faqeje të re në marrëdhëniet dypalëshe. Presi...

18:45

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI