Flash

"Shkoni nga keni ardhur!", polemika pas komenteve të Trump për ligjvënëset me ngjyrë

Lapsi.al 15 July 2019
"Shkoni nga keni ardhur!", polemika pas komenteve të Trump

Në një numër twittesh, të cilat u cilësuan menjëherë nga kritikët si komente raciste dhe ksenofobike, Presidenti Donald Trump ka provokuar një tjetër polemikë që lidhet me disa anëtare të Kongresit.

Presidenti sulmonte në twiterat e tij disa ligjvënëse demokrate, me ide progresive, duke u thënë atyre të kthehen në vendet e tyre për të dhënë ndihmesë në pakësimin e krimeve në ato vende.

Në mesin e katër ligjvënëseve që u bënë objekt i sulmeve të Presidentit, vetëm njëra prej tyre, ligjvënësja e Minesotës – Ilhan Omar, nga Somalia – ka lindur në një vend të huaj. Tre ligjvënëset e tjera janë amerikane indigjene – Ayana Pressley (e shtetit Massachusetts) ka lindur në Cincinnati të Ohios. Alexandria Ocasio-Cortez ka lindur në Nju Jork dhe përfaqëson pjesën lindore të lagjes Bronx dhe një pjesë të lagjes Queens), ndërsa Rashid Tlaib, ligjvënëse e Michiganit, ka lindur në Detroit.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese të Zërit të Amerikës, për të konfirmuar në se Presidenti ishte në dijeni para se të niste twittet, se tre nga katër ligjvënëset që ai përmendte, janë shtetase amerikane, të lindura në SHBA.

Ligjvënëset në fjalë kanë patur një polemikë me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, demokraten Nancy Pelosi, lidhur me çështjet e imigracionit. Kjo mosmarrëveshje tërhoqi ditët e fundit vëmendjen e zotit Trump, i cili madje i doli në mbrojtje në publik zonjës Pelosi.

Twittet e Presidentit Trump lidhur me katër ligjvënëset demokrate, të njohura ndryshe si “grupi”, erdhën pas një segmenti 20 minutësh kushtuar atyre në televizionin Fox News. Presidenti shpesh reagon menjëherë në mediat sociale ndaj programeve që sheh në kanalin Fox.

Në veçanti, ligjvënësja Omar, ka qenë objekt kritikash në këtë televizion, pjesërisht për shkak të qëndrimit të saj kritik ndaj Izraelit dhe të disa komenteve të saj antisemite.

Ligjvënëset Omar dhe Tlaib janë dy my myslimanet e para të zgjedhura në Kongresin amerikan.

Shumë njerëz në mediat sociale po i dënojnë twittet e zotit Trump, që duket se i kanë tejkaluar këtë herë normat, edhe pse zakonisht ai shkruan twitte provokuese.

Në mesin e kritikëve, është edhe ligjvënësja Pelosi, e cila shkroi se komentet e zotit Trump janë ksenofobike dhe “synojnë ta përçajnë vendin tonë” dhe ato “ritheksojnë se plani i tij – për ta bërë Amerikën përsëri madhështore -, ka qenë në fakt gjithmonë ta bëjmë Amerikën përsëri të bardhë”./VOA

 

Të këshilluara

Greqi-Turqi, erë lufte në Mesdhe

Shtetet e Bashkuara dhe blloku europian e kishin ngritur zërin të shqetësuara se mos presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ndez shkëndijat e një konflikti në det...

08:08

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI