Flash

Lirimi i bashkive, Lleshaj urdhër prefektëve: Merrni të gjitha masat që cakton ligji

Lapsi.al 15 July 2019
Lirimi i bashkive, Lleshaj urdhër prefektëve: Merrni të gjitha

Ka përfunduar takimi i ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj, me prefektët, ku u diskutua mbi konstituimin e organeve të qeverisjes vendore. Në fund të takimit, Lleshaj, paralajmëroi se ekziston rrisku i shkrirjes së një sërë institucioneve, ndërsa shtoi se do të ishte dinjitoze që lirimi i zyrave të Bashkive nga kryebashkiakët e djathtë të bëhej pa dhunë.

Lleshaj urdhëroi që strukturat e prefekturave të jenë në punë dhe në muajin Gusht, duke shtyrë kështu në kohë pushimet për në muajin shtator.

Punonjësit e administratës duhet të angazhohen maksimalisht për të përmbushur detyrat e tyre dhe për t’u shërbyer qytetareve. Kontigjenti i administratës shteterore duhet të jetë në nivelin e duhur, kërkohet perfeksion për konstituimin e organeve të reja të pushtetit vendor.

Asnjë shërbim ndaj qytetarëve të mos cedohet aspak, të evitohen shkeljet nga ana e punonësve, prefektët të marrin të gjitha masat që i cakton ligji, kanë rol kyç në këtë proces.

Kush do dorëzoj detyrën ta dorëzoj me dinjitet dhe kush e merr detyrën ta marr atë me dinjitetin më të madh”, është shprehur Lleshaj pas përfundimit të mbledhjes.

 

Të këshilluara

Propozimet e Ramës për median nën kritika

Ambasadori i BE-së në Tiranë tha se ai ishte ende duke analizuar ligjet kontroverse të miratuara nga Këshilli i Ministrave ndërsa janë ngritur pikëpyetje nëse k...

10:26

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku