Flash

PS mbledh firmat për të shkarkuar Arben Malajn

Lapsi.al 15 July 2019
PS mbledh firmat për të shkarkuar Arben Malajn

Qëndrimet kritike, veçanërisht ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj duket se do t’i kushtojnë Arben Malajt shkarkimin si anëtar i Bordit të Bankës së Shqipërisë. Deputetët e Partisë Socialiste kanë mbledhur 28 firma, me anë të të cilave kërkojnë që Arben Malaj të lirohet nga posti i anëtarit të Bordit të Bankës së Shqipërisë.

Në letrën e firmosur nga socialistët theksohet se Malaj ka kryer shkelje etike në daljet publike, për këtë arsye ai nuk mund të jetë më pjesë e Bankës së Shqipërisë. Ish-ministri i Financave në qeveritë "Nano" ka kritikuar vazhdimisht Edi Ramën dhe kursin e tij politik, duke mos kursyer as ironitë, si ato për votimet e 30 qershorit, ku sipas shifrave zyrtare të KQZ me vështirësi u arrit pjesëmarrja 20%.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë...

07:13

Me sytë katër

PAPARAZZI