Flash

Macron në Beograd/ Mesazhet që dha për Kosovën

Lapsi.al 15 July 2019
Macron në Beograd/ Mesazhet që dha për Kosovën

E para vizitë e një presidenti francez në Beograd pas 18 vjetësh, e mbuluar gjerësisht nga mediat serbe dhe nën vigjilencën e rreptë të mbi 4 mijë policëve, nuk ka kaluar pa pasur në qendër Kosovën. Shefi i vendit lider të BE-së ka konfirmuar panegociueshmëinë e pavarësisë, ka lavdëruar mikpritësin e tin Vuçiç që flet hapur për këtë temë me popullin e tij dhe ka dhën lajmin se përpjekjet franko-  gjermane për të gjetur një zgjidhje për dialogun do të vazhdojnë.

E pyetur nga një gazetare në lidhje me atë se si e sheh marrëveshjen e kompromisit me Kosovën, shefi i shtetit francez la të hapur çdo lloj zgjidhjeje “përpos faktit që mund mos jetë e pavarur”. Macron tha se "s’mund të përsërisim historinë e para 20 vjetëve por duhet të ecim përpara" gjatë një konference shtypi me homologun e tij serb. Ai ka lavdëruar hapur aftësinë e Vuçiç për të hapur me popullin e tij për atë që shumkush e konsideron si djepin e qytetërimit serb. “Presidenti juaj ka guxim të thotë se ‘ajo që ekziston në kushtetutën tonë, nuk pranohet nga partnerët tanë. Këtë nuk e pranojnë partnerët tanë evropianë, ndërsa ne duam të hyjmë në Evropë’.

“Iu luta presidentit francez që të na ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas bisedës me Emmanuel Macron, duke shtuar se ky ka qenë një prej takimeve më të gjata që ka zhvilluar deri më tani me liderë botërorë.

Kurse Macron konfirmoi se do të organizojë një takim mes liderëve të Kosovës dhe të Serbisë, bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel. “Ishim shumë të sinqertë në takim. Unë do të organizoj një takim me ju, me kryeministren serbe, me udhëheqësinë e Kosovës dhe me kancelaren Merkel. Franca dëshiron që të arrihet marrëveshja. Serbia dhe Kosova janë shtete evropiane dhe dëshirojmë kjo të kthehet në realitet”, ka deklaruar Macroni.

Po cili do të jetë kuadri dhe zgjidhja e këtij takimi që dështoi të mbahej në Paris sipas asaj që ishte deklaruar nga Franca dhe Gjermania? A do të jetë sërish në tryezë opsioni i ndarjes teritoriale dhe shkëmbimit të popullsive që u duk sikur u varros në Berlin, por që shumë kush mendon se Franca nuk e ka thënë ende fjalën e fundit?

Për këtë presidenti francez u përgjigj se nuk ka një formulë magjike: “Nuk kam përgjigje konkrete për ju. Nuk ka zgjidhje magjike. Askush s’e ka zgjidhjen në xhep. Zgjidhja është tek ju”, ka thënë Macroni, duke shtuar se “marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është shumë e rëndësishme për sigurinë e rajonit”.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI