Flash

Emërohet drejtoresha e re e Përgjithshme e Tatimeve

Lapsi.al 15 July 2019
Emërohet drejtoresha e re e Përgjithshme e Tatimeve

Pas shkarkimit të Enton Duros nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, qeveria ka miratuar drejtuesin e ri të këtij institucioni.

Mësohet se Duro do të pasohet nga Delina Ibrahimaj, e cila më parë ka qenë drejtore e Institutit të Statistikave (INSTAT).

Ibrahimaj ka fituar gradën Doktor (PhD) në degën e studimeve “Bankë dhe Financë” nga Universiteti i Romës, Tor Vergata.

Kreu i ri i Tatimeve ka punuar në Bankën e Shqipërisë dhe në Kryeministri, si koordinatore për krijimin e një sistemi të integruar shkëmbim informacionesh dhe statistikash operacionale mes instituteve shtetërore.

Të këshilluara

Propozimet e Ramës për median nën kritika

Ambasadori i BE-së në Tiranë tha se ai ishte ende duke analizuar ligjet kontroverse të miratuara nga Këshilli i Ministrave ndërsa janë ngritur pikëpyetje nëse k...

10:26

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku