Flash

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë...

07:13

Kryemadhi propozon zgjidhje për krizën politike

Lapsi.al 15 July 2019
Kryemadhi propozon zgjidhje për krizën politike

Në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka dhënë një propozim në mënyrë që Shqipëria të dalë nga kriza që e ka kapur dhe për të shmangur kriza të tjera. Zgjidhja sipas Kryemadhit është një referendum ku qytetarët të zgjedhin për sistemin zgjedhor, mënyrën e zgjedhjes së presidentit dhe sesi duan të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

“Unë mendoj që kjo punë zgjidhet vetëm nga shqiptarët. Dhe fatet e shqiptarëve nuk mund të zgjidhen nga 5 veta që ulen në tavolinë. Ne duhet të shkojmë në një referendum që duhet të vendosin shqiptarët se çfarë duhet të bëjnë. Pra në një referendum i cili është shumë i thjeshtë për t”u organizuar nuk ka nevojë, janë 50 mijë firma zgjedhësish, nëse nuk i kanë ne si LSI i kemi 50 mijë firma zgjedhësish që nuk kanë frikë të firmosin.

Pyetësori është shumë i thjeshtë, doni sistemi me lista të hapur apo me lista të mbyllura. Doni ndarje administrative me 61 bashki apo me 100 bashki? Sepse reforma administrative ka dështuar. Sistemin zgjedhor, e do mazhoritar apo me lista të hapura apo të mbyllura? Presidentin e do nga populli apo nga parlamenti?

Me këto 3 pika e mbyll këtë vorbull dhe tymnajë. Në momentin që votojnë shqiptarët për 45 ditë shkon në zgjedhje lokale dhe të përgjithshme të parakohshme. Boll vendosën 5 veta por të vendosin shqiptarët” – tha Kryemadhi e cila shtoi se nuk ka frikë të hyjë në zgjedhje me Ramën kryeministër.

“Nuk kam fare frikë të shkoj me Ramën kryeministër. Ne sot jemi vendosur përballë një presioni. Treguam se edhe kur bën zgjedhje vetëm i manipulon. Nuk po arrijmë dot të balancojmë votat. U bënë zgjedhjet në Greqi, fituesi u betua direkt pas rezultatit”, - tha Kryemadhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Meta ktheu ligjin për floririn, reagon Rama

Pak minuta pasi Presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ndryshimet për ligjin e Rezervave Materiale të Shtetit kryeministri Edi Rama iu përgjigj në ...

23:39

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI