Flash

Edi Rama "fshikullon" drejtuesit e Tatimeve: A ma thotë dot dikush, si ka mundësi që…

Lapsi.al 15 July 2019
Edi Rama "fshikullon" drejtuesit e Tatimeve: A ma thotë dot

Në një takim që po zhvillohet në sallën e hartave në godinën e Kryeministrisë, kreu i qeverisë, Edi Rama, është treguar i ashpër kundrejt drejtorisë së Tatimeve, duke theksuar se fenomeni i informalitetit është rritur, ndërsa dhënia dhe marrja e kuponeve është rikthyer në nivele shumë të ulta.

Është rritur informaliteti, kush nuk ka rezultat, do të largohet nga sistemi”, deklaroi kryeministri.

A ma thotë dot dikush nga ju si mundet që të kemi 15 mijë kasa joraportuese në biznese që figurojnë jo aktive, nga 112 mijë të tilla. Kush e mban përgjegjësinë për këtë, kujt i kërkohet ccdo ditë përgjegjësia për këtë.

Kush i mbulon në territor këto pika të kuqe alarmi, dhe si mundet që të vijë dita dhe muaji i ri dhe këto vija të mbeten të kuqe. Pse nuk gjobiten kompanitë e kasave?”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Ndërkohë, mësohet se ish-kreun e Përgjithshëm të Tatimeve, Enton Duron, do ta pasojë Delina Ibrahimaj, e cila më parë ka qenë drejtore e Institutit të Statistikave (INSTAT).

Ibrahimaj ka fituar gradën Doktor (PhD) në degën e studimeve “Bankë dhe Financë” nga Universiteti i Romës, Tor Vergata.

Drejtoresha e re e Tatimeve ka punuar në Bankën e Shqipërisë dhe në Kryeministri, si koordinatore për krijimin e një sistemi të integruar shkëmbim informacionesh dhe statistikash operacionale mes instituteve shtetërore.

Të këshilluara

Propozimet e Ramës për median nën kritika

Ambasadori i BE-së në Tiranë tha se ai ishte ende duke analizuar ligjet kontroverse të miratuara nga Këshilli i Ministrave ndërsa janë ngritur pikëpyetje nëse k...

10:26

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku