Flash

Dokumenti/ Ish-deputeti i PD-së: Qeveria po jep në fshehtësi një tjetër koncension abuziv

Lapsi.al 15 July 2019
Dokumenti/ Ish-deputeti i PD-së: Qeveria po jep në fshehtësi

Në vazhdën e denoncimeve të mëparshme për disa koncesione të dhëna nga qeveria, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, një dokument që sipas tij fakton një tjetër aferë korruptive.

“Nëpermjet një procedure konkurrimi me një ofertues dhe të jashtëligjshëm, qeveria ka shpallur kompanine “Noa control” fitues të koncesionit për kontrollin e pompave të naftës. Ky tender është bërë në fshehtësi të plotë sepse gjykata ka kërkuar modifikimin e kritereve të garës.” –shkruan Shehaj në “Facebook”.

Ndër të tjera, ish-deputeti thekson se kontrolli i pompave të naftës kryhej nga shteti dhe ishte një aktivitet fitimprurës në sajë të të cilit depozitoheshin në arkën e shtetit mbi 5 milionë euro në vit.

“Kompania “Noa Control” do të investoj vetëm rreth 600.000 euro dhe nga koncesioni njëzetvjeçar do të përfitojë minimalisht 100 milionë euro nëse tarifat e kontrollit do jenë të njëjta.

Vjedhja nëpërmjet këtij koncesioni është marramendëse dhe kjo është arsyeja pse fituesi i garës së këtij koncesioni ishte i parapercaktuar.”-përmbyll Shehaj postimin e tij, ndërsa i bën thirrje Prokurorisë që të hetojë këtë aferë sipas tij korruptive dhe flagrante.

 

https://www.facebook.com/agronshehaj.al/posts/423583701569006

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

Propozimet e Ramës për median nën kritika

Ambasadori i BE-së në Tiranë tha se ai ishte ende duke analizuar ligjet kontroverse të miratuara nga Këshilli i Ministrave ndërsa janë ngritur pikëpyetje nëse k...

10:26

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI