Flash

Basha flet në Shkodër: Të ndryshojmë Kushtetutën

Lapsi.al 15 July 2019
Basha flet në Shkodër: Të ndryshojmë Kushtetutën

Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh nga Shkodra ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë atje, se refuzimi i votimeve të 30 qershorit është përgjegjësi për opozitën. Lideri demokrat tha se PD ka një projekt për ndryshimin e Shqipërisë dhe të jetës së çdo qytetari shqiptar duke çliruar ekonominë siç tha ai nga oligarkët, duke ulur taksat dhe çmimin e naftës e të energjisë.

“Shkodra braktisi në masën 94% farsën e 30 qershorit. Kam ardhur këtu që të shpreh mirënjohjen përpara qytetarëve shkodranë, mbështetësve të PD-së, opozitës, por në mënyrë të veçantë edhe për socialistët që me numra rekord braktisën farsën e 30 qershorit dhe i përcollën një mesazh kupolës që ka kapur shtetin se ata nuk e ulin kokën.

Për mua dhe PD, refuzimi i Ramës është motivim dhe përgjegjësi për ta kthyer këtë votë masive në një votë shprese dhe besimi për një projekt ndryshimi për qytetar shqiptar. Ndryshim që s’mund të vijë me fjalë, por me vepra dhe garanci, ndryshim që vjen me ndryshime kushtetuese, ndryshimi zgjedhor, ndryshim politik për të sjellë modernizimin e ekonomisë së vendit.

T’i japim fund një ekonomie të kapur nga 5 oligarkë, për të ulur taksat, për të ulur çmimin e naftës dhe energjisë dhe për t’u kthyer shqiptarëve përmes lirisë dhe demokracisë të drejtën për të jetuar dhe punuar me dinjitet”, - u shpreh Basha.

Të këshilluara

Presidenti francez viziton Beogradin

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të hënën në Beograd se vizita e tij dyditëshe në Serbi synon hapjen e një faqeje të re në marrëdhëniet dypalëshe. Presi...

18:45

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë...

07:13

Me sytë katër

PAPARAZZI