Flash

Arben Ristani thumbon opozitën: Na mbetet të lutemi që Rama të ikë vetë...

Lapsi.al 15 July 2019
Arben Ristani thumbon opozitën: Na mbetet të lutemi që Rama

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka bërë një koment pikant në profilin e tij në Facebook. Ai ka ironizuar aksionin e zgjedhur nga opozita për të larguar Edi Ramën. Ristani shkruan se opozita s’po e largon dot Ramën me zgjedhje sepse refuzoi të marrë pjesë dhe se as protestat dhe dhge as dhuna nuk janë zgjidhje. Ish-deputeti thotë se tani mbetet vetëm që të lutemi që Rama të ikë vetë.

“Do bëni ndonjë gjë për ne, mor bir, se na mbyti Edi Rama?” - më tha shitësja e bukës sot.

Diçka mërmërita nëpër buzë dhe u largova.

Rrugës mendova: T’i thosha se do e mundim Edi Ramën në zgjedhje. Ne kemi vendosur të mos futemi me Edi Ramën kryeministër, në zgjedhje.

T’i thosha që do e largojmë me protesta. Ne kemi bërë mbi 10 të tilla dhe s'e kemi larguar dot.

T’i thosha se do e largojmë me dhunë. Ne s'jemi për dhunë, por edhe partneret tanë amerikane e europianë s'na lejojnë.

Mund t’i kisha thënë: Hajde lutemi se bashku që ai të largohet vetë, por nuk do ishte serioze.

Në fakt ka një rrugë tjetër, por atë s'ja thosha dot shitëses se bukës sepse nuk do më kuptonte” – shkruan Ristani në Facebook. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Presidenti francez viziton Beogradin

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të hënën në Beograd se vizita e tij dyditëshe në Serbi synon hapjen e një faqeje të re në marrëdhëniet dypalëshe. Presi...

18:45

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë...

07:13

Me sytë katër

PAPARAZZI