Flash

Tragjedi në kanionin e Holtës/ Mbytet 25-vjeçarja, 2 të tjerë të zhdukur (DETAJE TE REJA)

Lapsi.al 14 July 2019
Tragjedi në kanionin e Holtës/ Mbytet 25-vjeçarja, 2 të

Një tragjedi ka ndodhur sot në kanionet e Holtës. Një vajzë 25-vjeçare, pjesë e një grupi turistësh shqiptarë është gjetur e mbytur në orët e pasdites pasi ishte konsideruar e zhdukur. Vajza është identifikuar si Tila Sallaku nga Lushnja.

Në kërkim janë edhe 2 persona të tjerë, një djalë rreth të 25-ave dhe një burrë rreth 50 vjeç. Ata ishin pjesë e një turi me 15 persona, por nuk dihet si janë ndarë nga të tjerët. Në rrezik ishin edhe 4 fëmijë që janë shpëtuar nga forcat e emergjencave civile. Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako tha se shkak është bërë rritja e menjëhershme e nivelit të ujit.

“Për shkak të shirave ka prurje të shumta, janë kushtëzuar disa banorë, kanë ndërhyrë forcat duke shpëtuar 4 prej tyre, mbeten për t'u kontaktuar një djalë dhe një burrë rreth të 50-ave. Po presim informacion nga momenti në moment, jemi në gatishmëri të plotë, ka shkuar edhe RENEA që ka grup të specializuar. Ka vështirësi për shkak të rritjes së prurjes së ujërave dhe terrenit të thyer, por jemi në ndjekje të operacionit, por nuk ka fëmijë që kanë nevojë për ndihmë" - tha ai.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI