“Katcifas nuk vdes kurrë” dhe “Himara është Greqi” kanë qenë disa prej shkrimeve në muret e Kalasë së Himarës. Pas publikimit të fotove nga aktori i “Portokalli”, Florian Binaj, punonjës të Drejtorisë Rajonale të Kulturës kanë fshirë shkrimet, por gjurmët e tyre kanë mbetur ende në mure.
Sipas punonjësit të kalasë së Himarës, Brahim Xhebro, pas këtyre shkrimeve janë marrë masa që situata të mos përsëritet. Xhebro shton se shkrimet janë bërë kur Kalaja ka qenë jashtë shërbimit.



