Flash

Gjobë 5 milionë dollarëshe për Facebook

Lapsi.al 14 July 2019
Gjobë 5 milionë dollarëshe për Facebook

Rregullatorët amerikanë kanë miratuar një gjobë rekord prej 5 miliardë dollarësh për “Facebook-un” në lidhje me shkeljen e privatësisë.

Komisioni Federal i Tregtisë po hetonte akuzat, se kompania e konsulencës politike “Cambridge analytica”, ka shfrytëzuar të dhënat e 87 milionë përdoruesve të “Facebook-ut”. Hetimi ka nisur në mars 2018 dhe ishte fokusuar tek fakti, nëse “Facebook” ka shkelur një marrëveshje të 2011, sipas të cilës kërkohej të njoftoheshin qartësisht përdoruesit dhe të jepnin aprovim të shprehur, për të ndarë të dhënat e tyre.

Gjoba prej 5 miliardë dollarësh tani duhet të finalizohet nga divizioni civil i Departamentit të Drejtësisë dhe nëse do të konfirmohet, do të jetë më e madhja që rregullatorët amerikanë kanë vendosur ndonjëherë mbi një kompani teknologjike.

Të këshilluara

Young Zerka akuzon artistin arab për kopje

Pak orë më parë këngëtari Young Zerka ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një këngë, për të cilën supozon se ja kanë kopjuar. Bëhet fjalë për këngën “T...

12:11

Ed Sheeran: Fama më bën të ndihem si kafshë

Fama duket si një mrekulli për të gjithë ata që kanë fatin ta provojnë ndjesinë që të dhuron, por gjërat nuk janë edhe aq të thjeshta. Në një rrëfim të sinqertë...

11:40

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI